6 Nëntor, 2017 - 12:19 pm
Rita Ora u kthye në skenën e “X Factor” mbrëmjen e së dielës për të performuar këngën e saj të re “Anywhere” dhe habiti teleshikuesit britanikë.
26-vjeçarja kishte zgjedhur të dilte vetëm me të mbathura dhe rrjetet sociale “shpërthyen” duke u marrë me të.
Një përdorues shkroi në Twitter: “@RitaOra Mendoj se ke harruar të veshësh pantallonat për xfactor?”
“Veshja e Rita Orës është homazh për të gjithë ata që kanë harruar rrobat e fizkulturës në shkollë dhe duhet të bëjnë ushtrimet vetëm me mbathje”, bëri shaka një tjetër.
Ndërsa një fans postoi këtë shkrim: “Zot i madh! Rita Ora duhet të ketë humbur pantallonat rrugës për në skenë”. / KultPlus.com