10 Korrik, 2019 - 10:27 am
Këngëtarja e njohur Rita Ora, do të performojë për herë të parë në Zarë të Kroacisë këtë verë.
Ora do të performojë në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë më 30 gusht 2019, dhe biletat kanë dalë në shitje të mërkurën (3 korrik), njoftuan organizatorët e koncertit.
Që kur koncerti u njoftua në fundjavë, ka pasur interes të madh nga fansat e saj në Ballkan, marrë parasysh faktit që këngëtarja është me origjinë nga Kosova.
“Të gjithë fansat dhe ata që duan të dëgjojnë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop dhe të kërcejnë me hitet si: “Let You Love Me”,”Your Song” ,”Anywhere” dhe një numër këngësh të tjera, ne ju këshillojmë ta siguroni biletën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur me çmim të zbritur “, tha në një deklaratë Qendra Sportive “Visnjik”.
Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.
Turneu filloi në Australi në mars, duke vazhduar më pas në Azi dhe qytetet e mëdha të Evropës si: Paris, Milano, Londër, Oslo dhe Stokholm.
Ora kohët e fundit ka bërë histori në top listat në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj “Let You Love Me”, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.
Ardhja e saj për të performuar në Ballkan, me siguri do të zgjojë një interesim të madh edhe të fansave të saj shqiptarë, marrë parasysh faktin që ky koncert është shumë pranë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare në përgjithësi. /Telegrafi/ KultPlus.com