22 Dhjetor, 2018 - 11:11 am
Rita Ora ka qenë mysafir në emisionin e njohur francez ‘C a vous’.
Këngëtarja kosovare me të cilën të gjithë jemi krenarë, ka kënduar në këtë emision këngën e saj të re ‘Let you love me’.
Rita ka treguar gjatë emisionit se vitin tjetër do të performojë në një prej vendeve ikonike të Parisit, hapësirën Bataclan, shkruan KultPlus.
Duhet kujtuar pikërisht në këtë vend, në dhjetor të vitit 2015-të u bënë sulme terroriste ku u vranë 89 persona, në këtë teatër të njohur ku ndodhin ngjarje të ndryshme kulturore e artistike.
Koncerti i Rita Orës në Paris do të mbahet me 2 maj. / KultPlus.com