22 Maj, 2019 - 10:55 am
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u kthye në Kosovë pak javë më parë me UNICEF-in për të vizituar familjet e varfra.
Në një intervistë për “The Sun”, Rita tha se u kthye në vendlindje për të parë një anë tjetër të Kosovës
Rita u shpreh se vizitoi vende që nuk kishte qenë asnjëherë dhe ishin më keq seç i priste.
“Unë u ktheva në vendin tim bashkë me UNICEF-in sepse nuk kisha qenë aty për disa kohë. Dhe nuk kisha qenë në ato vende ku shkova, e që ishin më keq seç e prisja. Vizitova shtëpi dhe fëmijë që nuk janë të arsimuar – dhe nëna të reja. Shkova atje për të parë se çfarë bën UNICEF-i sepse ndonjëherë ti nuk i sheh fare rezultatet”, deklaroi Rira Ora.
Ndërsa këngëtarja theksoi edhe njëherë faktin se është shumë e bekuar që ju dha mundësia të jetonte në Britani.
“Ishte shumë emocionale kjo vizitë dhe më bëri të mendoja, ‘E dini çfarë, jam shumë e bekuar dhe shumë mirënjohje që isha në gjendje të vija në Britani të Madhe dhe të realizoja ëndrrat e mia – dhe të prindërve të mi”, potencoi Rita Ora në fund.
Ajo në këtë intervistë foli edhe për jetën private duke theksuar se në shumë raste mediat kanë spekuluar për lidhjet e saj të dashurisë, por që s’kanë qenë të vërteta.
Pas ndarjes nga aktori i “Spider-Man”, Andrew Garfield në muajin mars, ajo theu heshtjen duke thënë se edhe për një kohë të gjatë nuk dëshiron të ketë mashkull në jetën e saj.
“E kam shumë të vështirë të dal me dikë. Por nëse është shumë e vështirë, atëherë e konfirmon atë se nuk është koha e duhur për një hap të tillë. Më lidhin me çdo mashkull me të cilin dal. Por, t’ju them të drejtën, në këtë moment një lidhje dashurie nuk është në prioritetet e mia. Por as që dua ta lë për shumë vonë, sepse vërtet dua të kem një familje shumë të madhe në të ardhmen”, deklaroi Ora.
“E di se njerëzit kanë thënë se ka diçka mes meje e Liam Payne – dhe ai është një prej njerëzve më të mirë që kam takuar ndonjëherë – por jemi bërë miq shumë të afërt. Është e pazakontë të shohësh një djalë e një vajzë si miq të afërt dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe të mos jenë në lidhje dashurie”, potencoi Rita Ora. / KultPlus.com