31 Janar, 2022 - 8:00 pm
Sukseset e këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, duket se nuk kanë të ndalur në tregun botëror. Së fundmi ajo ka pozuar për kopertinën e ‘Vogue Arabia’ ku është dukur mjaft e mahnitshme në veshjet e ndryshme me plot sharm dhe stil, shkruan KultPlus.
Magazina Vogue Arabia gjithashtu zhvilloi edhe një bisedë mes Orës dhe ikonës së modës italiane, Donatella Versace, të cilat kanë ndarë momente të ndryshme nga jeta e tyre.
Të dy ikonat ulen për të diskutuar ‘fuqinë e butë’ dhe dëshirën e tyre për t’i kushtuar platformat e tyre në shërbim të më pak fatlumit.
Në bisedë e sipër, Rita Ora është shprehur se gratë ende luftojnë të merren seriozisht në industritë e ndryshme dhe se ajo është vazhdimisht duke luftuar që zërat e tyre të dëgjohen. Po ashtu ajo bëri thirrje që të gjithë duhet të dhurojnë kontributin e tyre kudo që ata të munden.
“Këto vite ishin të vështira, por unë kam mësuar shumë. Më kanë bërë më të fortë, sepse ka një gjë që nuk do të bëj kurrë: të heqë dorë”, numëron Ora veten në mesin e të devotshmëve të firmës Versace, duke pranuar se ajo pëlqen të shprehë veten përmes modës, duke u kthyer në kohë të shumta.
A keni menduar ndonjëherë se cilat këngë kanë formuar jetën e Rita Orës? Ajo i shpalos ato tutje në bisedën e zhvilluar për revistën Vogue Arabia.
“Liria nga George Michael – një nga të preferuarat e mia”, ndan këngëtarja. “Unë në fakt e kam interpretuar këtë këngë para Donatella Versaces në çmimet e modës britanike dhe unë isha veshur kokë e këmbë me Versace”, thotë tutje ajo.
Krejt në fund, ajo ka ndarë edhe një moment tjetër të bukur nga jeta e saj, duke treguar pasionin e saj për punën me refugjatët.
“Puna me refugjatët ka qenë gjithmonë një pasion i imi. Duke pasur parasysh përvojën time si refugjate, jam shumë e përkushtuar për të punuar me ata që kanë përjetuar beteja të ngjashme”, thotë Ora. / KultPlus.com