6 Tetor, 2017 - 5:27 pm
Rita Ora është mbretëreshë e modës. Pos muzikës, shqiptarja është gjithmonë e vendosur dhe e suksesshme edhe në modë.
Ajo po e xhiron videoklipin e ri ndërsa po e bën gati edhe albumin e saj të parë në pesë vite. Ajo është parë në Times Square në Nju Jork por edhe në lokacione tjera, disa herë duke e ndërruar gardërobën, shkruan KultPlus.
Ende nuk janë zbuluar detaje tjera rreth videoklipit. Ka vetëm pak javë qëkur Rita e lansoi videoklipin e saj më të ri por duket se ajo ka plot energji dhe po punon me zell për albumin e saj.
Videoklipi për të cilin ajo po punon do të jetë pjesë e bashkangjitur e njërës prej këngëve të albumit. / KultPlus.com