9 Gusht, 2017 - 6:41 pm
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka paralajmëruar se një këngë në albumin e saj të ri do të jetë në bashkëpunim me shoqen e saj Charli XCX.
Bashkëpunimi i dyshes pritet të lansohet në muajin nëntor të këtij viti. Këtë e kanë bërë të ditur dy shoqet në një intervistë të shkurtë për Variety.
Rita ka thënë se frymëzimi për albumin e ri erdhi nga nevoja për t’u shprehur.
“Krejt kishte të bënte për lirinë”, ka thënë Rita, e cila shtoi se kur shkoi në shtëpi për të shkruar rreth të kaluarës, lidhjeve të mëparshme dhe për të kaluarën.