Rita Ora takon familjen mbretërore në Londër

14 Nëntor, 2019 - 8:00 pm

Dje është zhvilluar mbrëmja gala e bamirësisë në Londër, pjesë e të cilës kanë qenë emrat më të njohur të artit si dhe familja mbretërore. Në këtë event ka qenë e pranishme dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Rita Ora me anë të një postimi në Instagram ka shprehur mirënjohjen për ftesën që iu bë, dhe se sa emocionues ka qenë për të takimi me Princ William.

“Faleminderit që më ftuat @centrepointuk. Puna juaj ndihmon të rinjtë e pastrehë. Ndihem e nderuar që pata mundësinë të takoj Lartmadhërinë e tij, Princ William, e të dëgjoja fjalimin e tij rreth shëndetit mendor”, ka shkruar ajo bashkangjitur me foton e publikuar.

Përveç Rita Orës, ishin të ftuar edhe shumë emra të tjerë të njohur, si Ellen DeGeneres, Ellie Goulding, Lady Kittu Spencer, nëna e këngëtares Vera Ora etj. /KultPlus.com


Të ngjajshme