9 Tetor, 2017 - 6:50 pm
Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka premtuar disa befasi më 12 nëntor, në ceremoninë e MTV Europe Music Award.
Rita, e cila përpos që do të udhëheqë ceremoninë dhe do të sjellë disa performanca, është e nominuar për “Pamjen më të mirë”. Aty ajo garon me Dua Lipën.
“EMA 2017, shihemi më 12 nëntor!!! Udhëheq dhe performoj me një grumbull befasish”, ka shkruar ajo në Instagram. / KultPlus.com