27 Gusht, 2020 - 12:21 pm
Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë po përcillet me shqetësim jo vetëm nga institucionet vendore por edhe nga organizatat e huaja që operojnë në Kosovë. Zyra e Unicefit në Kosovë ka publikuar videon e këngëtares të njohur shqiptare, Rita Ora, ku kërkohet që qytetarët të respektojnë rregullat kur dalin në rrugë, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, zyra e Unicefit ka shkruar se çdo fëmijë është një Rita Ora. Ata kanë kërkuar që ta mbrojmë vetën dhe të tjerët nga virusi në mënyrë që në të ardhmen të shndrisim si yje botërore.
Ndërkaq në videon e publikuar nga Unicef është këngëtarja shqiptare ajo që jep mesazhin për tu mbrojtur nga virusi. Në videon 34 sekondëshe Ora kërkon që të gjithë të vendosin maskën kur dalin në rrugë. Ajo gjithashtu shprehet e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.
Rita ora gjithashtu ka thënë se ajo është duke e vendosu maskën sa herë që del nga shtëpia në mënyrë që kur të vie në Kosovë të festoj së bashku me qytetarët përfundimin e këtij virusi.
“Unë jam duke bartur maskën time sa herë jam jashtë shtëpisë, në mënyrë që të vij prap në Kosovë te ju dhe të festoj përfundimin e këtij virusi”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja gjatë videos. / KultPlus.com