Rita Ora uron babain për ditëlindje, shfaq lidhjen e ngushtë familjare (FOTO)

12 Mars, 2021 - 1:48 pm

Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht, Rita Ora ka uruar sot babain e saj, Besnik Sahatçiun, për 60-të vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga fëmijëria dhe në fjalët dedikuar të atit, e cilëson atë si të pabesueshëm dhe i dërgon shumë dashuri.

“Gëzuar 60 vjetorin e lindjes babait tim të pabesueshëm! Duke ju dërguar kaq shumë dashuri !!, shkruan Ora.

Lidhja e ngushtë e Rita Orës me familjen e saj është e dukshme dhe këtë e përcjellin gjithmonë edhe përmes fotografive e dedikimeve për njëri tjetrin. / KultPlus.com

https://twitter.com/RitaOra/status/1370347143987351555

Të ngjajshme