Rita Ora vjen mahnitëse në setin e ri fotografik (FOTO)

24 Janar, 2019 - 11:55 am

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita ora, vazhdon të jetë një prej emrave më eminentë të muzikës britanike.

Ajo është shumë aktive në promovimin e albumit të saj të fundit “Phoenix”, të cilin e solli për fansat në nëntor të vitit të kaluar.

Rita ndërkohë ka bërë të ditur edhe datat e turit të saj të koncerteve, të cilat do t’i nisë nga Australia, për të vazhduar më pas me Azinë dhe Evropën.

R

Këngëtarja shqiptare ndërkohë është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat publikon çdo ditë fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Ora ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive dhe tërheqëse, duke vënë në pah linjat e saj.

Këto imazhe janë realizuar me qëllim të promovimit të linjës së re të këpucëve, të markës së famshme italiane, “Giuseppe Zanotti”, me të cilën ajo ka lidhur së fundmi kontratë.

Më pas, Rita hodhi për fansat në Instagram edhe disa fotografi tjera, ku shfaqej mjaft tërheqëse rrugëve të Los Angelesit.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren shqiptare për freskinë e saj. /KultPlus.com

Të ngjajshme