Roger Waters shfrytëzon metrotë, askush nuk e njeh rokerin e famshëm

28 Maj, 2019 - 12:00 pm

Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters po bën një jetë të zakonshme edhe pse ka një bagazh të madh të famës.

Rokeri 75-vjeçar ishte i veshur thjeshtë duke pritur trenin në njësinë e gjashtë të metrosë në Manhattan dhe merrte me vete edhe një qen.

Udhëtarët erdhën dhe shkuan, kryesisht pa e vërejtur këngëtarin, i cili u fut në “Hall of Fame” të “Rock and Roll” në vitin 1996.

Pavarësisht ndarjes nga Pink Floyd në vitin 1985, Waters ka vazhduar të performojë këngë të grupit të tij të mëparshëm si “Another Brick in the Wall”, “Mother” dhe “Money” që kur filloi të mbante koncerte si solo këngëtar në vitin 1999.

Një film i bërë rreth Watersit, ‘156 performance Us + Them turne”, i cili përfundoi në vitin 2018, gjatë këtij viti do të shfaqet në kinematë botërore. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme