Romeo Beckham debuton në ballinën e revistës prestigjioze “L’Uomo Vogue”

19 Janar, 2021 - 11:45 am

David dhe Victoria Beckham janë shumë krenarë me djalin e tyre Romeo, pasi ky i fundit arriti që për herë të parë të përfshihet në ballinën e revistës, “L’Uomo Vogue”.

Ylli 45-vjeçar i futbollit David dhe gruaja e tij disenjatore e modës, Victoria, folën me shumë emocion dhe krenari për debutimin e djalit të tyre 18-vjeçar, në revistën që konsiderohet si ‘bibla e modës’.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham, e ka postuar ballinën e revistës “Vogue” në llogarinë e saj në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Krenare me ty @RomeoBeckham”.

Prindërit krenarë gjithashtu i kanë postuar disa fotografi nga fotosesioni i realizuar nga, Mert Alas dhe Marcus Piggott, dhe një video të djalit të tyre duke modeluar.

Romeo, tinejxheri biond dhe simpatik i cili i me fizikun i ka ngjarë babait kur ishte në moshë të tij, ndërsa me qëndrimin dhe dashurinë për modën i ka ngjarë së ëmës, po ashtu morri lëvdata të shumta nga Davidi i cili në profilin e tij kishte shkruar: “Çfarë debutimi i jashtëzakonshëm në ballinën e ‘L’Uomo Vogue’. Shumë krenar me ty”.

Ndërkohë, së fundmi u raportuar në media se edhe vëllai i madh i Romeos, Brooklyn Bleckham, po e konsideron një karrierë në industrinë e modës.

Fotografi 21-vjeçar mezi pret të kalojë para kamerave, dhe tashmë ka nënshkruar kontratë për t’u përfaqësuar nga Robert Ferrelli, i cili në të kaluarën e ka menaxhuar karrierën e supermodeleve Kate Moss, Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer. Besohet se nuk do të kalojë shumë kohë para se Beckham, të arrijë marrëveshje me ndonjë markë të njohur të modës si imazh i kompanisë së tyre.

Brooklyn Beckham u bë i famshëm si fotograf kur ishte vetëm 18-vjeçar. 46-vjeçarja Victoria Beckham dhe futbollisti i njohur britanik, David Beckham, janë prindër edhe të djalit tjetër Cruz dhe vajzës shtatë vjeçare, Harper. / Koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme