8 Korrik, 2020 - 10:56 am
Aktori hollivudian, Johnny Depp, ka treguar se ka provuar çdo drogë që ekziston qëkur ishte 14 vjeçar, se ka shkatërruar një dhomë hoteli në vitin 1995 në prezencë ish-të dashurës Kate Moss, si dhe për miqësitë me “djemtë e këqij të Hollywoodit”, Keith Richards e Marilyn Manson.
Rrëfimet e aktorit të filmit “Piratët e Karaibeve” erdhën pas pohimit se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj ish-gruas së tij Amber Heard. Mes të tjerave ai tha se kur ishte adoleshent ishte aq i varur nga drogat saqë njëherë piu tabletën e nënës së tij për nervat për t’u qetësuar, raporton TCH.
Ai tha se muzikanti i grupit “Rolling Stones”, Keith Richards, ishte një “mik dhe një ikonë” dhe se gjithashtu kishte miqësi me shkrimtarin e njohur amerikan, Hunter S Thompson dhe këngëtarin e rokut, Marilyn Manson, me të cilin pranoni se kishin marrë droga së bashku.
58-vjeçari tregoi sesi kishte shkatërruar një dhomë hoteli në Neë York në vitin 1995 para të dashurës së atëhershme, Kate Moss, duke shkaktuar 10.000 dollarë dëme.
“Gjithmonë kam qenë i interesuar te anti-kultura ashtu si shumë nga heronjtë e mi të letërsisë, si (Geoffrey) Chaucer që ishte i varur nga opiumi apo Thomas De Quincey”, ka thënë Depp kur është pyetur për drogat. /KultPlus.com