1 Mars, 2020 - 5:30 pm
Këngëtari Sam Smith ka folur për frikën e tij se mund të infektohet me coronavirus.
27-vjeçari është duke qëndruar në Australi si pjesë e turneut muzikor dhe heziton të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Smith ka udhëtuar drejt Sydneyt ditën e hënë, ndërsa pas lajmit se virusi është përhapur në shumë vende evropiane, ai ka frikë të kthehet.
“I shkrova nënës time dhe i thash: ‘Kam shumë frikë nga coronavirusi. Jam i frikësuar”, ka thënë këngëtari për The Project.
Ai ka shtuar se po mendon t’i tërheqë planet për mbajtjen e koncerteve nëpër Evropë, duke qenë se shumë njerëz janë diagnostikuar me infeksionin që ka rezultuar vdekjeprurës në mijëra raste.
“Më duhet të kthehem në Evropë dhe po dëgjoj se gjërat janë përkeqësuar. Nuk më pëlqen aspak”, ka thënë më tej Smith. /KultPlus.com