Sandra Oh e Andy Samberg, prezantues në ceremoninë “Globi i Artë”

6 Dhjetor, 2018 - 8:25 pm

Aktorja kanadeze, Sandra Oh dhe aktori amerikan Andy Samberg, do të jenë bashkëprezantues të ceremonisë së ardhshme të ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë”. Kështu kanë bërë të ditur organizatorët e kësaj ngjarjeje të mërkurën mbrëma.

Dy aktorët do ta prezantojnë për herë të parë këtë ngjarje, e cila i nderon më të mirët në televizion dhe film. Nominimet për shpërblimet e ardhshme “Globi i Artë” do të bëhen të ditura sonte, derisa ceremonia e ndarjes së çmimeve glamuroze do të zërë vend më Beverly Hills më 6 janar, përcjell albinfo.ch.

Ceremonia, gjithashtu, transmetohet direkt në kanalin NBC. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë”, e cila organizohet nga Shoqata e Gazetarëve të Huaj në Hollywood, është ngjarja e parë e cila e fillon zyrtarisht sezonin e shpërblimeve në Hollywood, që përmbyllet me ceremoninë e shpërblimeve ”Oscar”, më 24 shkurt. /KultPlus.com

Të ngjajshme