Scarlett Johansson klonohet nga IA, aktorja denoncon rastin

3 Nëntor, 2023 - 4:30 pm

Pas Tom Hanksit, me Inteligjencë Artificiale u klonua edhe aktorja hollivudiane Scarlett Johansson.

Por, ndryshe nga ylli i ”Forrest Gump’ dhe ”Saving Private Ryan”, i cili u kufizua të paralajmëronte këdo në Instagram që kishte përdorur imazhin e tij për të reklamuar sigurimet mjekësore, aktorja iu drejtua gjyqësorit kundër një aplikacioni, i cili, pa dijeninë e saj përdori emrin e saj dhe ngjashmëri fizike për qëllime promovuese.

Spoti prej 22 sekondash krijoi konfuzion te shikuesit.

Pas denoncimit, reklama u tërhoq nga qarkullimi./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme