27 Shkurt, 2018 - 2:20 pm
Do të shënohet në histori pjesëmarrja e Mbretëreshës Elisabeth në Javën e Modës në Londër për të prezantuar edicionin e parë të Çmimit Mbretëreshës Elizabeth II për Dizajnin Britanik.
E veshur me kostum blu me kristale Swarovski, i bërë nga rrobaqepësja e saj Angela Kelly, duket se e shijoi shfaqjen në rreshtin e parë pranë drejtorit të Vogue Anna Wintour. Madhëria e Saj, një ikonë mode, falë kostumit të ngurtë, me ngjyra të ndritshme që e bëjnë të njihet nga larg, pa lënë pa përmendur kapelën, çantën dalluese dhe këpucët.
”Pavarësisht indiferencës së saj mbretërore ndaj tendencave të reja”, shkruan Daily Express, i cili i kushton një artikull të gjatë për sekretet e veshjes së Mbretëreshës, ”Elisabeth është një ikonë e stilit ”. Angela Kelly, stilistja e besuar e saj, e cila filloi të veshë Elisabeth që në vitin 1993, u shpreh për gazetën se si Mbretëresha sugjeronte pëlhura për rrobat e saj sikur të ishte një eksperte pëlhurash. Kështu stilistja dizenjonte 4 skica për çdo lloj pëlhure dhe kur Mbretëresha zgjidhte modelin e veshjes pritet dhe montohet në një manekin që ka të njëjtat masa sa lartësia e saj reale.
Në rrobaqepësinë e Pallatit të Buckingham, dikush mban pëlhurën për të parë se si mëndafshi lëviz në erë dhe e ndalojnë Mbretëreshën të shkaktojë efektin “Marilyn”. Gjithashtu për këtë arsye janë shmangur në rrobat e saj dhe, siç dihet, futen edhe masa të vogla në mënyrë që veshja të qëndrojë mirë edhe kur Elisabeth del nga makina. Ngjyrat duhet të jenë gjithnjë të ndritshme, sepse, siç shpjegonte shumë vite më parë, vetë ajo “n.q.s vishem me ngjyrë bezhë, askush nuk do ta njohë Mbretëreshën”. Mëngët janë shpesh treçerekshe, gjithmonë të rehatshme për të lejuar përshëndetjen me njerëz.
Madhëria e Saj gjithashtu thekson e përditshmja britanike, nuk del kurrë pa doreza, të cilat i preferon pambuku, 15 cm që realizoheshin për të nga Cornelia James Ltd. Çanta është detyrimisht Launer, zotëron më shumë se 200, me dorezë të përshtatshme për të bërë më të lehtë mbajtjen në dorë: e preferuara e saj është Royale në lëkurë të zezë. Shallrat janë të zgjedhur nga Hermes dhe Mbretëresha pëlqen t’i veshë dhe mbulon kokën gjatë ngjarjeve sportive që merr pjesë, ndërsa kapele janë bërë për të nga Regel Morgan, me strehë të vogël për të treguar fytyrën e saj.
Çadrat duhet të jenë gjithmonë transparente dhe janë të krijuara nga firma Fulton. Këpucët janë gjithmonë të rehatshme dhe e takë 5cm, por që këto lloj takash i mbante edhe para se të bëhej mbretëreshë. Një staf i madh është i ngarkuar me veshjet e Madhërisë së Saj, rroba dhe pajisje janë të ruajtura në kabinete. Janë të papërshkueshme nga uji dhe të kataloguara sepse Elizabeta shpesh regjistronte datën dhe kohën që ata ishin veshur për të shmangur përsëritjen.
Së fundmi, Daily kujton se vetëm një herë Mbretëresha mbante pantallona, ishte gjatë një vizite zyrtare në Kanada në vitin 1970, dizajnuar nga rrobaqepësi i ri Ian Thomas, i cili dëshironte të modernizonte pamjen e Elizabeth: që atëherë nuk ka ndodhur kurrë më./ KultPlus.com