15 Korrik, 2022 - 8:00 pm
Sheshi i Universitetit te Arteve, u kthye në një pasarelë të mirëfilltë mode. Krijimet më të mira të Atelierit Fashion & Tekstil u prezantuan për publikun. Drejtuesja e këtij atelieri artistja Najda Hamza thotë se fal mbështetjes së qendrës së artit Harabel ia dolëm që këta artistë të rinj të përballen me audiencën.
“Vendosëm që këto punime të prezantohen për dy arsye. Janë krijime të mira dhe të realizuara e nga ana tjetër është e domosdoshme që artistët e rinj të përballen me audiencën.”
Koncepti e fryma me të cilën mbarsën studentët në këtë ambiente është thyerja e kufijve. Kjo pasqyrohet edhe në sfilatën “Urban Sculptures”. Krijimet e realizuara janë inspiruar në forma e kohë te ndryshme .
“Figura gjeometrike, transparencat , antikiteti, baroque. Rrënjët frymëzuar nga folklori.”
Hamza veçon dy koleksione.
Kjo sfilatë transmetoi thyerjen e tabuve ku tashmë skulptura nuk ndërtohen veç prej materialeve te forta. /abcnews.al/ KultPlus.com