Shënohet 20 vjetori i vdekjes së Princeshës Diana

31 Gusht, 2017 - 2:37 pm

Sot shënohet 20 vjetori i vdekjes së Princeshës Diana.

Princat, William dhe Harry e kujtuan nënën e tyre dje, duke u shëtitur në oborrin e pallatit Kensington, ku aktualisht ata jetojnë dhe ku kishte jetuar Diana pas ndarjes nga Princi Charles deri në vdekjen e saj.

Lule të shumta janë vendosur në këtë lokacion, i cili e ka marrë emrin “Oborri i Bardhë”, dhe ku njerëzit vijnë për ta nderuar kujtimit të princeshës së tyre të preferuar e cila e humbi jetën në një aksident tragjik në Paris të Francës.

Princat me këtë rast i shoqëronte edhe dukesha e Cambridgeit, Kate Middleton. Kate dhe William i kanë dy fëmijë së bashku, George dhe Charlotte.

4 vjeçari Geroge i cili është i dyti në rend për ta trashëguar fronin dhe të bëhet mbret i Anglisë, javën e ardhshme do ta filloj shkollën dhe ky lajm tashmë është shndërruar në temë të ditës kudo në botë./ KultPlus.com

Të ngjajshme