22 Korrik, 2018 - 5:00 pm
Këngëtarja prishtinase me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur edhe një sukses në karrierën e saj shumë të suksesshme.
Lipa mbrëmë ka performuar në festivalin e njohur botërisht që mbahet në Belgjikë, Tomorrowland, dhe ka qenë pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë festival që ka thyer një rekord ndërkombëtar.
“Këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland”, ka shkruar vetë Lipa në Instagram për paraqitjen e saj në këtë festival.
Paraqitjen në Tomorrowland, Lipa e përshkroi si “përvojë të çmendur”, ndërsa falënderoi të gjithë fansat sikurse edhe DJ-in e njohur, Martin Garrix, i cili do të performojë në Prishtinë më 10 gusht në kuadër të festivalit “SunnyHillFest”.
“Faleminderit Martin Garrix që më dhe mundësinë t’i bashkëngjitem performancës tënde për të kënduar STBL (Scared To Be Lonely). Kënaqësi si gjithmonë”, shkroi Lipa.
Më poshtë mund të ndiqni performancën e Lipës në Tomorrowland./ KultPlus.com