Shpërndahen topa të botërorit me autografe të Era Istrefit (FOTO)

17 Korrik, 2018 - 4:34 pm

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam ka kënduar këngën e botërorit “Live It Up” në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Pas përfundimit të gjithçkaje, bukuroshja jonë ka vënë autografin në disa topa të futbollit që do të shpërndahen për fansa e ndryshëm anembanë planetit tokë.

Ajo ka publikuar videot ku shihet një dhomë e mbushur me topa të Kampionatit, të cilët mbanin nënshkrimin e saj dhe dy artistëve të tjerë.

Zeshkania duket se është ende në shtetin rus, ku gjatë ditës së djeshme është fotografuar në krah të reperit, French Montana.

Theksojmë se dyshja kishte realizuar kohë më parë videon e këngës “No I Love Yous”, e cila deri më tani është shikuar mbi 15 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Franca është shpallur kampione e botës pas triumfit kundër Kroacisë gjatë ditë së diele me rezultat 4-2. /KultPlus.com

Të ngjajshme