14 Nëntor, 2017 - 10:06 am
Bebe Rexha pritet që të jetë një nga performueset në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards.
Ajo pritet të performojë projektin e saj me Florida Georgia Line të titulluar “Meant to Be” dhe i cili u lansua kohë më parë.
Bukuroshja shqiptare ka konfirmuar se do të performojë këtë të diel bashkë me këtë grup dhe se versionin e performancës do ta lansojë për shkarkim për të gjithë adhuruesit e saj.
Ndryshe, Bebe Rexha konsiderohet një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore./ KultPlus.com