Shqiptarja që mund ta përfaqësojë Greqinë në Eurovizion (VIDEO)

26 Tetor, 2017 - 7:37 pm

Ajo është ndër këngëtaret më të njohura në Greqi. Përpos faktit se disa herë e ka fshehur origjinën e saj shqiptare, Eleni Foureira megjithatë është një shqiptare e cila për vite me radhë jeton në Greqi, atje ku ka karrierë të bujshme në muzikë.

“Eurovizioni është një tregim i dhimbshëm megjithatë” ka thënë ajo kur ka folur në një radio greke dhe kur është pyetur nëse do të donte të përfaqësonte shtetin grek në Eurovizion.

“Ka një arsye pse unë deri sot nuk kam kënduar në Eurovizion. Ka shumë pak mundësi që unë të përzgjidhem për ta përfaqësuar Greqinë, dhe shansat për të aplikuar janë tepër tepër të vogla” ka thënë Foureira në këtë intervistë, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=JvZCoMpj4A0

Në vitin 2013-të, Foureira ka performuar bashkë me këngëtaren fituese të Eurovizionit 2004, Ruslana, ndërsa vitin e kaluar ajo pati shprehur dëshirë të merrte pjesë në Eurovizionin që u mbajt në Stokholm të Suedisë.

Deri me 27 tetor, këngëtarët nga Greqia mund të aplikojnë për ta përfaqësuar shtetin e tyre në garën evropiane të muzikës – Eurovizion. Greqia e ka fituar festivalin në vitin 2005, kur Elena Paparizou këndoi këngën “My Number One”, ndërsa shteti mbetet si një ndër më aktivët dhe një nga ato shtete që gjithmonë pozicionohet mirë në Eurovizion. / KultPlus.com

Të ngjajshme