Si ylli i popit, Taylor Swift rriti ekonominë e Amerikës me një turne?

14 Gusht, 2023 - 11:30 am

Turneu i Taylor Swift në SHBA, i cili tashmë ka përfunduar, ka marrë përmasa fenomenale. Sipas vlerësimeve të Bankës së Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Swift dhe shfaqjet e saj spektakolare stimuluan ndjeshëm ekonominë.

Kjo sepse koncertet e saj kanë rritur ndjeshëm turizmit, e për rrjedhojë shumë biznese kanë parë një fluks konsumatorësh që nuk i kishin parë që prej pandemisë.

Megjithatë, ylli 33-vjeçar nuk do i jap fund turneve të saj, pasi në fund të gushtit do të nisë koncertet jashtë SHBA-së, për t’u rikthyer sërish në Amerikë në fund të vitit 2024. / a2cnn / KultPlus.com

Të ngjajshme