24 Maj, 2019 - 7:00 pm
Këngëtarja shqiptare, Ava Max së fundmi është bërë një sensacion botëror i muzikës pop.
“Sweet but psycho”, është projekti i saj me të cilin arriti sukses të jashtëzakonshëm e natyrisht se edhe famë të madhe.
Këngëtarja duket se po vazhdon me të njëjtin ritëm, pasi që edhe një nga projektet e tjera të saj po pëlqehet mjaft shumë. Përveç “Sweet but psycho”, edhe “So am I”, ka kaluar shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në platformën muzikore Spotify.
Ava Max (Foto: Instagram/avamax)
E lumtur për këtë sukses, këngëtarja ka ndarë fotografinë me fansat në InstaStory gjersa i ka falënderuar.“Faleminderit shumë, dy këngë mbi 100 milionë”, ka shkruar ajo.
Përndryshe, kënga e saj e fundit “So am I” është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë ka kaluar mbi 41 milionë klikime në kanalin YouTube.
Kujtojmë që Amanda Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/KultPlus.com