28 Dhjetor, 2023 - 3:05 pm
Kolumbianët e kanë përjetësuar këngëtarën e famshme Shakira në një bust gjigant. Statuja e bronztë është zbuluar të martën në qytetin e sja të lindjes në Barranquilla.
Bronzi raportohet të jetë 6.5 metra i gjatë dhe e portretizon Shakirën në këmbë duke vallëzuar, pjesë kjo e ndarë nga hiti i saj “Hips Don’t Lie”.
Shakira e ka shpërndarë statujën e saj edhe në Instagram.
“Jam shumë e emocionuar për këtë nderim për gruan kolumbiane në Barranquilleras”, ka shkruar Shakira.
Në zbulimin e kësaj statuje të martën në Kolumbi aty ishin edhe prindërit e Shakirës, raportuan mediat e huaja.
Me këtë rast Shakira ka falënderuar skulptorin, Yino Márquez, dhe studentët e tij për “talentin e jashtëzakonshëm artistik” që kishin demonstruar duke krijuar bronzin.
Viti 2023 ishte një vit i suksesshëm për këngëtaren, e cila fitoi tre çmime Latin Grammy , një prej tyre me artistin tjetër kolumbian Karol G. / KultPlus.com