14 Mars, 2019 - 9:30 am
Aktorja e famshme, Keira Knightley, duket se është një femër me talente të shumta.
Britanikja e popullarizuar e ka befasuar nikoqirin Jimmy Fallon duke demonstruar se si mund te luajë hitin “Despacito” në dhëmbët e saj.
Gjatë një interviste në emisionin The Tonight Show, 33-vjeçarja është pyetur nëse ka talente të fshehura, ndërsa një prej atyre që e ka treguar është se mund të luajë me dhëmbë.
Kjo formë e artit ka të bëjë me nxjerrjen e tingujve përmes goditjes me gishta në dhëmbë, ndërsa Keira ka treguar se si e ka mësuar këtë truk.T
“Ishte një djalë në shkollë kur isha rreth shtatë ose tete vjeçe dhe shkoi në një talent shou në televizion dhe luante me dhëmbët e tij.
“Kështu, të gjithë në shkollën tonë e pëlqenin atë që bënte ai dhe filluan të luanin me dhëmbë”, ka treguar Knightley për këtë talent të sajin. / Telegrafi / KultPlus.com