17 Nëntor, 2018 - 12:00 pm
Aktorja, këngëtarja e tekstshkruesja e njohur amerikane, Tessa Thompson, është përzgjedhur për veshjen më të mirë të kësaj jave.
Revista e modës Elle, që çdo javë bën përzgjedhje të tilla, duke u bazuar nga komentet e kritikëve të botës së modës, këtë javë artikullin ia ka dedikuar Thompsonit, transmeton Koha.net.
Thompsson është veshur me Prada. Ajo, veshjen e ka përzgjedhur për premierën e “Creed II” në New York.
Fustani është ngjyrë të gjelbër dhe shumë tërheqës.
35-vjeçarja e lindur në Los Angeles, është e njohur gjithashtu për stilin e veçantë që ka./ KultPlus.com