The Guardian: “Phoenix” albumi i dytë i Ritës, perfekt

25 Nëntor, 2018 - 1:00 pm

Pas gjashtë vitesh Rita Ora është rikthyer me diçka të madhe.

E famshmja kosovare Rita Ora, që tashmë ka bërë bujë në mbarë botën, ka lansuar albumin e saj më të ri, pasi s’kishte lansuar album që nga viti 2012, transmeton Koha.net.

27-vjeçarja është bërë artisja britaneze me dëgjueshmërinë më të lartë edhe në “Top 10 singles in UK”.

Karriera e saj ka marrë tashmë seriozitetin e lartë, e me albumin e saj të fundit kjo vërtetohet më së miri.

“Phoenix”, është albumi që ka lansuar Rita, e ku mirë dallohet vokali i saj i fuqishëm.

Prestigjiozja “The Guardian”, ka shkruar një artikull dedikuar Ritës, duke e vlerësuar lartë suksesin dhe talentin e këngëtares kosovare.

“Keep Talking me Julia Michales dhe Girls, ishin dy këngë euforike të Ritës, por Rita u rikthye edhe më fuqishëm me albumin “Phoenix”, këtu vërehet qartazi se Rita është e mrekullueshme”, thuhet ndër të tjerash.

Tutje thuhet se ylli i muzikës Pop, me këtë album, tregon se gjërat e mira vijnë tek ata që kanë durim dhe presin./ KultPlus.com

Të ngjajshme