The Weeknd nuk nominohet për çmim “Grammy”, kritikon ashpër organizatorët

25 Nëntor, 2020 - 9:44 am

The Weeknd i ka kritikuar ashpër organizatorët e ceremonisë “Grammy”, pasi nuk arriti të nominohet në asnjë kategori të këtyre shpërblimeve, me albumin e tij të ri “After Hours”.

Në një mesazh të postuar sot në Twitter, The Weeknd, emri i vërtet i së cilit është Abel Makkonen Tesfaye, tha se Akademia e Regjistrimit se që i ndanë këto çmime prestigjioze në muzikë, vazhdon të jetë e korruptuar dhe organizatorët e kësaj ngjarje i kanë borxh transparencë atij, gjithë adhuruesve të tij dhe industrisë së muzikës.

Duke iu përgjigjur deklaratës dhe kritikës së këngëtarit kanadez, kryetari i Akademisë së Regjistrimit, Harvey Mason Jr. tha: “Ne e kuptojmë se The Weeknd është i zhgënjyer që nuk ka arritur të nominohet sivjet. Edhe unë u befasova për këtë gjë dhe ndjej empati ndaj asaj që këngëtari po e ndjen në këto momente. Muzika e tij këtë vit ishte e mrekullueshme, dhe kontributi i tij në komunitetin artistik dhe në mbarë botën Meriton admirimin e të gjithëve. Por, fatkeqësisht çdo vit ka më pak nominime sesa artistë të merituar. Të gjithë të nominuarit e shpërblimeve ‘Grammy’, janë vlerësuar nga organi votues për përsosmërinë e tyre, dhe ne i përgëzojmë të gjithë”, përfundoi Mason Jr. në komunikatën e postuar në revistën “Rolling Stone”.

Nominimet për shpërblimet e ardhshme “Grammy” u bënë të ditura në pasditen e së martës dhe këngëtaret: Dua Lipa, Taylor Swift, Beryonce dhe Billie Eilish kryesojnë sivjet me më së shumti nominime, përfshirë këtu disa prej kategorive kryesore të mbrëmjes, transmeton Koha.

https://twitter.com/theweeknd/status/1331394452447870977?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1331394452447870977%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F247087%2Fthe-weeknd-nuk-nominohet-per-cmim-grammy-triumfojne-artistet%2F

Dua Lipa dhe Taylor Swift konkurrojnë me njëra tjetrën për çmimin “Albumi më i mirë i vitit”, me projektet e tyre “Future Nostalgia” dhe “Folklore”.

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Blinding Lights”, The Weeknd megjithatë nuk arriti të nominohet në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit”. Në vitin 2021 në këtë kategorinë konkurrojnë: Dua Lipa me “Don’t Start Now”, Beyonce me “Black Parade”, Billie Eilisht me “Everything I Wanted”, Taylor Swift me hitin “Cardigan” dhe disa artistë të tjerë.

Në kategoritë kryesore të ceremonisë “Grammy 2021”, sivjet po dominojnë dukshëm artistet në mesin e së cilave janë: Beyonce, Dua Lipa, Billie Eilisht, Taylor Swift, Megan Thee Stallion, Chloe & Halle dhe të tjerë.

Po ashtu për herë të parë në historinë e këtyre shpërblimeve, vetëm këngëtare dhe bende të drejtuara nga gratë, kanë arritur të nominohet në kategorinë “Performanca më e mirë rok”. Të nominuara për këtë çmim janë: Fiona Apple për këngën “Shameika”, Phoebe Bridges për “Kyoto”, bendi “Haim” për këngën “The Steps”, Brittany Howard për “Stay High”, Grace Potter për “Daylight” dhe bendi “Big Thief” i cili drejtohet nga vokalistja Adrienne Lenker, për këngën “Not”.

The Weeknd gjatë karrierës së tij i ka fituar tri shpërblime “Grammy”, në kategori të tilla si “Albumi më i mirë urban dhe bashkëkohor”, për incizimet “Starboy” dhe “Beauty Behind The Madness”, si dhe “Performanca më e mirë R&B” për hitin “Earned It”.

Në edicionin e fundit të ceremonisë “American Music Awards” e cila u mbajt të dielën më 22 nëntor, The Weeknd triumfoi në tri kategori duke u shpallur “Artisti më i mirë i muzikës Soul/R&B”, “Albumi më i mirë Soul/R7B” për incizimin “After Hours” dhe “Kënga më e mirë Soul/R&B” për hitin “Hartless”. / KultPlus.com

Të ngjajshme