14 Mars, 2023 - 8:30 pm
Tom Cruise dyshohet se ndjen nevojën për të qëndruar larg nga ish-gruaja e tij, Nicole Kidman.
Aktori i “Top Gun: Maverick” mungoi dukshëm në Oscar 2023, pavarësisht se filmi u nominua për gjashtë çmime. Ai thuhet se donte të shmangte një “përplasje të vështirë” me Kidman nga i cili u divorcua më shumë se 20 vjet më parë. “Tom nuk ishte aty sepse Nicole ishte prezente dhe ai nuk donte një përplasje”, tha një burim për Daily Mail. Dyshja u martua më 24 dhjetor 1990 dhe adoptuan dy fëmijë; Isabella, tani 29 vjeç dhe Connor, tani 27 vjeç, të cilët thuhet se janë të dy anëtarë të Kishës së Scientology, si babai i tyre, Cruise.
Cruise bëri kërkesë për divorc në shkurt 2001, duke përmendur “ndryshimin e papajtueshëm” pasi dyshohet se u largua nga Kidman në të njëjtin vit. Ky veprim e la aktoren e “Big Little Lies” në “shok” të plotë pasi fansat dyshuan se martesa mori fund për shkak të refuzimit të saj për t’u bërë Scientologist. “Ajo e di pse, dhe unë e di pse, ne u divorcuam”,u shpreh Tom për Vanity Fair në 2013, duke u zotuar se do ta mbajë të fshehtë arsyen. “Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe i uroj më të mirën./Lapsi.al