Trendi më i fundit i yjeve të estradës: Heqin brinjët për të formësuar trupin

10 Nëntor, 2018 - 9:52 pm

Të famshmet tona po rrezikojnë shëndetin për të formësuar trupin.

Kohët e fundit ndërhyrjet kirurgjike kanë hyrë kaq shumë në trend saqë është bërë edhe normale që edhe njerëzit e zakonshëm të rregullojnë pjesët e trupit që mendojnë se nuk i kanë perfekt.

Ndërhyrjet më të shpeshta dihet se po bëhen në buzë, sidomos me mbushje të buzëve (filler) ose fryrje me botoks.
https://www.instagram.com/p/BmL_ecqA2K6/?utm_source=ig_embed
E përpos ndërhyrjeve si në buzë, hundë, mollëza e madje gjoks e të pasme, tani femrat, sidomos të famshmet e estradës sonë, kanë filluar edhe me një trend të ri të ndërhyrjeve.

A keni dëgjuar për heqjen e brinjëve për ta theksuar belin?

Kjo është një ndërhyrje për të cilën kirurgët e certifikuar thonë se është shumë e rrezikshme dhe ekstreme për t’u bërë për qëllime kozmetike, pasi që funksioni esencial i brinjëve është të mbrojë organet vitale.

Ndër artistet tona të estradës që ka bërë një ndërhyrje të tillë, sipas burimeve të Gazetës Express, është edhe Dafina Zeqiri
https://www.instagram.com/p/BpP2wZwBYw8/?utm_source=ig_embed
Dafina njihet për ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë e në gjoks, por këngëtarja ka vendosur t’i theksojë linjat me hollimin e belit.

Një tjetër femër e estradës për të cilën është folur se ka bërë këtë ndërhyrje, është edhe Suzana Mushkolaj, e cila njihet për trupin e saj si e një vajze të re.
https://www.instagram.com/p/BmoT51ZACN3/?utm_source=ig_embed

Të ngjajshme