Vajzat shqiptare “pushtojnë” ballinat e revistave botërore në të njëjtën kohë

6 Shtator, 2019 - 1:19 pm

Rita Ora dhe Bebe Rexha padyshim që janë ndër emrat shqiptarë më të njohur në botë, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe dy vajzat shqiptare kanë “pushtuar” ballinat e revistave të njohura botërore në të njëjtën kohë.

Kjo gjë i ka pëlqyer shumë edhe Elena Orës, motrës së Ritës e cila e ka shpërndarë fotografinë e revistave në rrjetet sociale duke u shprehur krenare për to.

“Shumë e lumtur sot në aeroport gjatë rrugës për në Greqi, i kam këto dy kompani me vete, jeta ime është shumë e mirë. Dy vajzat shqiptare në ballinë në kohë të njëjtë”, ka shkruar Elena. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B2CqbUQFC29/

Të ngjajshme