10 Korrik, 2018 - 8:00 pm
Will Smith ditë më parë festoi përvjetorin e njëzet të martesës me Jada Pinkett-Smith.
Aktori amerikan ka folur për mediat amerikane duke u treguar i sinqertë sa i përket jetës personale dhe karrierës hollivudiane.
Ylli 49-vjeçar ka dhënë një intervistë për “Rap Radar” teksa ka treguar haptas se paraja, fama dhe marrëdhëniet seksuale nuk e kanë përmbushur në jetë.
“Kam pasur para pafund, kam bërë seks me kë kam dashur, kam pasur admirimin e mijëra personave”, tha Smith duke shtuar se “kam qenë në krye të botës materiale dhe kuptova se kurrë nuk isha i lumtur me këto gjëra. E vetmja gjë që më emocionin është të jem i dobishëm për njerëzit e tjerë”.
/