4 Prill, 2021 - 10:45 am
Dje kishte 3 raste të infeksionit me koronavirus në Australi. Gjatë gjithë javës janë regjistruar vetëm 7 raste.
Shifra që e bëjnë çdo vend tjetër në botë t’ia ketë zili, dhe që kanë tërhequr një eksod të vërtetë të yjeve të Hollivudit.
Me ardhjen e yjeve të mëdhenj si Idris Elba dhe Tilda Swindon, Julia Roberts dhe Sean Penn, Colin Farrell dhe Viggo Mortensen, Natalie Portman me Matt Damon dhe Chris Hemsworth dhe Chris Patt, në fakt ka edhe arsye për punë: dy të parët janë duke xhiruar filmin “Three Thousands Years of Longing”.
Julia dhe Sean janë të angazhuar në filmin Gaslit, Colin dhe Viggo po luajnë në dramën “Thirteen Lives” drejtuar nga Ron Howard, ndërsa kuarteti i tjetër është i angazhuar në Thor: Love and Thunder.
Julia Roberts është aq e magjepsur nga Australia, saqë ajo pranoi të bënte një film tjetër atje, në gjysmën e dytë të vitit, së bashku me George Clooney, “Bileta për në Parajsë”.
U kthye edhe Tom Hanks, i cili një vit më parë në Australi kishte kontraktuar Covid-19 së bashku me gruan e tij Rita Wilson. Hanks sapo ka mbërritur për të përfunduar xhirimet e filmit Elvis, në të cilin ai luan rolin e menaxherit të këngëtarit të njohur.
Aktorët e shumtë dhe projektet që po zhvillohen në Australi muajt e fundit, veçanërisht në zonën e bukur në jug të Sidneit, lidhen kryesisht për shkak të kontrollit të rreptë që vendi ka arritur të ushtrojë për përhapjen e virusit dhe për faktin se filmat e Hollywood është shumë e vështirë ose e pamundur të realizohen diku tjetër. Por gjithashtu nuk duhet të harrojmë stimujt në qindra miliona dollarë të alokuara nga qeveria Australiane për të favorizuar industrinë e filmit. Tani ekziston një pseudonim për rajonin News South Wales, nga i cili Sidney është kryeqyteti, Aussiewood, ose i njohur ndryshe si Hollywood-i i ri Australian./a.m