Yjet shqiptare nominohen në ceremoninë e LGBT-së

7 Shkurt, 2019 - 9:00 am


Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka marrë nominim në kategorinë kryesore në ceremoninë “British LGBT”.

Ajo është nominuar në kategorinë për Artisten e Vitit, në ceremoninë që nderon individët që kanë përkrahur komunitetin LGBT.

Pos saj në garën për “Aleatin më të mirë” është edhe këngëtarja tjetër Dua Lipa.

Themeluesja e “British LGBT Awards”, Sarah Garret ka thënë se shumë njerëz meritojnë të nominohen për këto çmime.

Ceremonia e sivjetme mbahet më 17 maj. /KultPlus.com

Të ngjajshme