13 Maj, 2019 - 10:30 am
Hip hop ylli shqiptar, G4shi, e ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. Siç ishte paralajmëruar, ai vjen për herë të parë me këngë latine në bashkëpunim me reperin Yung Pinch.
“Wink Emoji”, titullohet kënga e re e dyshes së famshme, të cilën e kanë finalizuar edhe me një videoklip mjaft të veçantë.
Nën realizimin e Cosmo Orlando, kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po pëlqehet nga fansat e dyshes.
Kjo është hera parë që reperi shqiptar vjen me një projekt të tillë, ndërkaq këngët e tij rezultojnë të jenë të suksesshme gjithnjë.
Reperi, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë këtij viti ka paralajmëruar gjëra të mëdha në karrierën e tij muzikore. /Telegrafi/ KultPlus.com