Zac Efron tregon se si e bëri Michael Jacksonin që të qaj në telefon (VIDEO)

2 Janar, 2018 - 2:30 pm

Zac Efron tregoi historinë e telefonatës surreale që dikur e ndau me Michael Jackson, e që i bëri që të dy yjet të përfundojnë mes lotësh, shkruan The Indpendent, përcjellë KultPlus.

Zac Efron, i cili u shfaq në edicionin e Vitit të Ri të Graham Norton Show, tregoi se si ai papritur përfundoi duke folur në telefon me ikonën pop-it derisa ai ndodhej në Paris, duke promovuar një nga filmat e “High School Musical”, kur ai ishte rreth 20 vjeçar.

Ndërsa ai po shijonte darkën me koreografin Kenny Ortega, aktori papritmas u ndodh në një telefonatë me Michael Jacksoni. “Këtu Zac Efron. Unë jam një fans i madh i juaji. Jam aktor. Ju jeni si heroi im?”, i kishte shpjeguar Zac. “Nuk e dija çfarë t’i them dhe nuk gjeja dot fjalët. Dhe ai më tha, kjo është me të vërtetë e bukur. A mund ta kalosh telefonin te Kenny?”.

Aktori Efron tregon se e gjithë historia nuk mbaroi këtu. Telefoni u dëgjua përsëri dhe iu dorëzua Efronit, ndërsa Xheksoni në anën tjetër e pyeti: “Oh, jeni ju Zac nga High School Musical? Më pëlqen ajo që bëni. Unë jam një fans i madh i juaji “.

“Isha si i humbur”, thotë Zac për reagimin e tij. “Kam humbur ekuilibrin. Isha si ta them, ju e dini kush jam unë? Çfarë? Dhe vetëm fillova të qaj. Unë isha në një rrëmujë. Aktori i kishte thënë përsëri se ai ishte heroi i tij dhe e falënderoi duke i thënë se ai e ka mësuar se si të kërcej dhe si të shkëlqejë.

Tutje Efron tregon se kjo e kishte bërë edhe artistin e madh Micheal Jackson që të qaj.

“Kjo e bëri atë të qajë. Dhe kështu ne ishim të dy duke qarë me njëri-tjetrin në telefon dhe ai i dha fund bisedës telefonike me diçka që dëgjohej , ‘Hey Zac.’ Unë u ndala se qari për një sekond. ‘A nuk është e mrekullueshme? ‘Ëndrrat vërtet bëhen realitet, apo jo?’ “, përfundoi Zac./ KultPlus.com

Të ngjajshme