28 Maj, 2019 - 2:44 pm
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Trashëgimisë Kulturore i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe Individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e Trashëgimisë Kulturore që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:
DREJT ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM
PLANET ZHVILLIMORE;
MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE;
2. OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e Trashëgimisë Kulturore, në fushën e Trashëgimisë së Arkitekturore, Arkeologjike, të Luajtshme, Shpirtërore, Audio – Vizuale, Menaxhimit te Integruar dhe Turizmit Kulturorë.
3. Vlera totale e planifikuar e ftesës është 100,000.00 mijë euro.
4. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 14 Qershor 2019.
5. Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:
Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:
6. Kriteret e përgjithshme për Individët:
Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.
7. Kriteret e vlerësimit:
Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:
OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti (1) projekt në kuadër të kësaj ftese publike. Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 31 dhjetor 2019.
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe Individët që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës. OJQ-të dhe Individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.
Para nënshkrimit të kontratës, OJQ dhe Individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ , respektivisht Individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.
Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e MKRS-së: www.mkrs-ks.org.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e mëposhtme:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected]