17 Janar, 2019 - 1:52 pm
Kampanja e Parfois ‘SS19 na fton të zhytemi në verë me gjithë freskinë dhe ndjeshmërinë që sezona e kërkon. “Krejt çka jam” ( “All I am”) sjell përjetshmërin dhe komoditetin që ofron Mesdheu. Gjatë verës së kaluar protagonistja jonë ka dalë jashtë këtij mjedisi të krijuar dhe ka filluar ditën në një tjetër formë. Një strehë më ndryshe e ditëve të ngrohta dhe të lumtura, duke ju dhënë mundësinë ta përfitoni kohën me ritmin e jetës që ju e zgjedhni. Pushimet krijojnë një atomsferë në këtë rast, që ju të reflektoni për atë që jeni dhe ku dëshironi ti kaloni pushimet. Femra e Parfois nuk është e lidhur me të kaluarën por e pranon atë si diçka të sajën. Kjo është e njëjta femër që ka frymëzuar brezat dhe ka treguar se nuk duhet të ndjekim idetë e para-konceptuara pa i shqyrtuar pyetjet. Në një epokë të karakterizuar nga një mbingarkesë informacioni, nuk ka dëshmi më të mirë të afirmimit sesa njohja e vetes dhe pranimi i asaj që duam të jemi. Dhe përmes syrit fotografik të Wai Lin Tse dhe të drejtorëve João Sousa dhe Gustavo Imigrante, femra e Parfois ecë guximshëm në ambientin që e ka zgjedhur për pushime sikur ky ambient të ishte galeria e saj. Nga parashikimet dhe objektet e paraqitura në fotografi, ne e kemi për detyrë të vëzhgojmë dhe të ndjejmë fragmente të shkurtra që na ndihmojnë të zbulojmë arkitekturën dhe identitetin e kësaj femre. Modelja dhe artistja Zarina Nares rishikon vendet dhe kujtimet, momentet e një udhëtimi që materializohen në shtresa të ndryshme të personalitetit të saj. Ditët janë me plot vizion poetik, i cili reflektohet në gjërat që zgjedhim t’i veshim. Mund të zgjedhim të vëmë çanta ditore apo të zbukurohemi me veshjet që do t’i kishim pasur në ndonjë ndenjë të organizuar në mbrëmje duke vallëzuar brenda shtëpisë pa i mbathur këpucët fare dhe pikërisht këtu thërret ky koleksion që të ndihemi të relaksuara dhe të jemi të pakujdesshme në kuptimin, ndihu e lirë të jesh vetvetja. Mund të vishemi me silueta të ndryshme, të vëmë shumë aksesorë dhe t’i përziejmë ngjyrat! Dizajnet e sofistikuara janë të shumta. Ngjyrat që përbëjnë këtë koleksion janë të ngrohta, dramatike dhe tropikale dhe vijnë së bashku në një bollëk të ngjyrave dhe formave të siluetave elegante që arrijnë balancin mes DIY dhe modës së lartë. Grafika e luleve dhe printimi i tyre në në pëlhura të lundrueshme dhe të lehta, sjellin freski të pashembullt, dhe dallojnë me aksesorë modernë në forma dhe materiale më urbane dhe futuriste. Ky kontrast tërheqë femrën e guximshme dhe të pjekur. Aksesorët me forma dhe madhësi futen në lojë me një stil minimal ose me shumë detaje. Në këtë rast janë të dëshiruara aksesorët që mund ti bartim gjatë ditës sa jemi në plazh duke shijuar ndejat e organizuara verore. Çantat e mëdha dhe ato të voglat të përbëra nga tekstile të ndryshme, shiritat e lëkurës, të gjitha janë prezantuar me shumë ngjyra të përsosura që i përshtaten stinës së verës. Ne vazhdojmë të punojmë me materiale si farria, fibra natyrale dhe kashtë. Fringes po fiton një vend të veçantë në koleksioni e ri për shkak të përpunimit me lëkurë dhe akrilikë të krokodileve. Tekstilet e paparashikuara gjithashtu krijonë një paraqitje më ndryshe, me pëlhura të shkëlqyera që shpërfaqin një jetë me dizajne të thjeshta, të strukturuara mirë dhe të rehatshme. “Krejt çka jam” (“All I am”) sjell për ditët verore kohë dhe hapësirë për tu liruar nga shqetësimet. Koleksioni ka për qëllim të ju bëjë të ndiheni se jeni në një pushim ku ju reflektoni për atë që jeni dhe atë që dëshironi të bëni Sepse në fund të fundit, “Një femër që përqafon të kaluarën e saj, zotëron të ardhmen” |