6 Dhjetor, 2018 - 2:49 pm
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Ministarstvo Kulture, Omaladine i Sporta Ministry of Culture, Youth and Sports
Departamenti i Kulturës / Departman za Kulturu / Department of Culture
Në pajtim me Rregulloren Nr. 06/2015 për Çmim Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi, si dhe Rregullores Nr. 07/2017 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores Nr. 06/2015 për Çmim Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, publikon këtë:
SHPALLJE PUBLIKE
Propozimet për Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, dhe për Çmimet e tjera për Letërsi për vitin 2018, bëhen përmes nominimit nga:
1) Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës;
2) Instituti Albanologjik i Prishtinës;
3) Biblioteka Kombëtare e Kosovës;
4) Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës;
5) Shtëpitë botuese të Kosovës;
6) Redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës;
7) Asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës;
8)OJQ-të që merren me veprimtari kulturore në Kosovë;
9) Personalitetet me reputacion publik, dhe
10) Autorët e veprave letrare.
Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë.
Propozimi me shkrim është i plotë dhe shqyrtohet vetëm nëse plotësohen këto kritere:
a) Propozimi duhet të shoqërohet me arsyetimin ku paraqiten arritjet dhe meritat e veçanta, bashkë me CV-në krijuese të personit të propozuar.
b) Propozimi duhet të firmoset nga subjekti që ka të drejtën e propozimit.
c) Për çmimin vjetor të propozuar duhet të dorëzohen edhe 6 ekzemplarë të librit konkurrues.
ç) Propozimet pa dokumentacion komplet nuk do të shqyrtohen.
Propozimi me shkrim duhet të dërgohet nga data: 05 Dhjetor 2018 deri më 07 Janar 2019, në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrë nr. 022 (Adresa: MKRS, 10,000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35).