Tërmeti shkatërrues, Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti shkatërrues.

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës sensibilizuese “Turqia një zemër” shprehu ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti tragjik, ndërsa njoftoi se Shqipëria dhuron 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

“Ne dërguam ekipet tona të ndihmës për të ndihmuar sa të mundëm. Ne e dimë se jemi një vend i vogël. Nuk kemi harruar atë që Turqia dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri për ne në tërmetin e 2019. Ne bëmë maksimumin për të mbështetur popullin turk.” Jemi gati ta bëjmë. Falë përpjekjeve fantastike të Turqisë, jam i sigurt se gjithçka do të jetë e suksesshme,” tha Rama. / KultPlus.com

Pylli nënujor spektakolar në Qipro

Një pyll spektakolar i projektuar në thellësi të plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro është prezantuar së fundmi.

Ky projekt i përbërë nga 93 skulptura ka kushtuar 1 milion euro. Autori, Jason deCaires Taylor, i cili ka bërë edhe punime të tjera nënujore në Meksikë dhe Grenada, thotë se objektivi i tij është të rikthejë në qendër të vëmendjes rindërtimin e hapësirave natyrore.

Disa nga skulpturat e tij peshojnë deri në 13 tonë dhe pas vetëm pak javësh që janë vendosur aty, kanë filluar të rrethohen nga algat e para. Taylor shpreson që në të ardhmen, e gjithë zona të “pyllëzohet” me bimësi nënujore.

“Kjo është shumë inkurajuese, do ta vizitoj herë pas herë vendin për të parë se si do të ketë lulëzuar jeta detare”, tregon ai për CNN.

Puna për ndërtimin e pyllit nisi në mars 2020, por përurimi u shty për shkak të pandemisë.

“Zgjodhëm kohën më të papërshtatshme, ishte një sfidë e vërtetë realizimi i këtij projekti”.

Muzeu nis në tokë, me hyrjen kryesore në plazhin Pernera, ndërsa një shteg i vendosur mbi një platformë pluskuese të çon nën ujë për të parë skulpturat e zhytura. / KultPlus.com