Në 10-të vjetorin e vdekjes, përkujtohet shkrimtari Sulejman Krasniqi

Muzeu Kombëtar i përgjimeve “Shtëpia me gjethe” dhe Agjencia e Lajmeve KosovaPress, pasditen e sotme mbajtën akademi kushtuar shkrimtarit, Sulejman Krasniqi.

Në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së tij, drejtoresha e Agjencisë së Lajmeve-KosovaPress, Suzana Hashani ka thënë se Sulejman Krasniqi ishte përfaqësues dhe mbrojtës i vlerave historike shqiptare.

“Shkrimtari që shkruajti histori u bë vet histori. Jemi krenar dhe shumë të lumtur që u jetësua veprimtaria e tij, duke qenë tashmë Kosova e çliruar”, u shpreh ajo.

Zëdhënësi i muzeut, Fabio Tosko tha se humbja se humbja e tij është e madhe edhe për letërsinë shqipe.

“Shumica e njerëzve mund të kenë dëgjuar emrin e Sulejman Krasniqit, por jo të gjithë i njohin dramat e jetës së tij, që e mbajti mbi shpinë për vite me radhë. Sulejman Krasniqi provoi përndjekjen e rreptë. Por sigurisht ai nuk rreshti asnjëherë së dashti Shqipërinë”, tha ai.

Sulejman Krasniqi, është i njohur ndryshe si Balzaku i letrave shqipe. Ai u burgos nga regjimi serb për veprimtarinë e tij patriotike, ndërsa në vitin 1958 u arratis drejt Shqipërisë, ku kreu studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës. Krasniqi vdiq me 16 korrik të vitit 2011. / rtklive.com / KultPlus.com