Camila Cabello dhe Billie Eilish futen në listën 100 Next të “Time”

Camila Cabello dhe Billie Eilish janë ndër yjet e radhitura në listën e revistës “Time” për yjet në ngritje, 100 Next 2019.

Billiet dhe Camilës u janë bashkuar në listë reperët Lil Nas X, dhe Megan Thee Stallion, kantautorja Maggie Rogers, komedianja Awkwafina, ylli latin Bad Bunny, dhe aktorët Noah Centino, Ezra Miller, Henry Golding, Beanie Feldstein, Mj Rodriguez, dhe Keke Palmer.

Në një video të xhiruar për TIME, ylli i hitit Havana, e cila si fëmijë u largua nga Kuba për në SHBA me prindërit e saj, shpjegoi se përveç bërjes së muzikës ajo mendoi se ishte e rëndësishme të fliste për çështjet që kanë rëndësi për të, si shëndeti mendor dhe emigracioni.

“Emigracioni është një çështje kaq e madhe tani, dhe është me të vërtetë e pikëllueshme se është kjo energji që flet për termat politikë, këta njerëz (emigrantë) po ikin nga rreziku në shumë raste dhe thjesht po përpiqen të kujdesen për fëmijët e tyre, si kushdo tjetër”, tha ajo. “Kjo është arsyeja se pse jam e sinqertë për historinë e familjes time”.

Ashtu si me listën normale TIME 100, e cila ka vazhduar për 15 vjet dhe i radhit njerëzit më me ndikim në botë, shumica e tyre nderohen nga ndonjë yll tjetër i cili shpjegon se pse janë kaq të veçantë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Duke shkruar për Camila, superylli latin Alejandro Sanz e quajti atë “artiste të pastër dhe magnetike”.

Nas mori mirënjohje nga bashkëpunëtori i tij në Old Town Road, Billy Ray Cyrus, Bad Bunny nga Ricky Martin, Golding nga kolegia e Last Christmas dhe Crazy Rich Asians, Michelle Yeoh. Ndërsa ylli i Pose, Rodriguez, mori mirënjohje nga Laverne Cox.

Duke e sqaruar arsyetimin i cili qëndron prapa listës së re të figurave me ndikim, redaktorët e TIME shkruan se lista synon t’i dallojë figurat e reja që dalin jashtë “strukturave tradicionale të pushtetit” të politikës dhe biznesit. / KultPlus.com