109 vjet më parë, më 29 korrik të vitit 1913, nënshkruhej Traktati i Londrës, pjesë e Konferencës së Ambasadorëve të zhvilluar gjatë viteve 1912-1913.
Kjo konferencë, ishte një takim ndërkombëtar i fuqive të mëdha të asaj kohe dhe erdhi si nevojë e zhvillimeve të ndodhura gjatë ndryshimeve të ekuilibrit të forcave, të dalë nga luftërat ballkanike.
Kufijtë e Shqipërisë dhe të gjitha çështjet e tjera lidhur me të, do të zgjidheshin nga Fuqitë e Mëdha sipas marrëveshjeve midis palëve.
Perandoria Osmane kishte humbur shkëlqimin e saj. Shqipëria dhe fati i qytetarëve të saj do të bëhej pjesë e kësaj rrokopuje dhe produkt i një harte që do të prodhonte ndër vite veç tensione, duke lënë rreth 40 përqind të territorit të saj, jashtë këtij ridimensionimi të Ballkanit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një imazh ilustrues, të këtij zhvillimi historik të rëndësishëm./ atsh /KultPlus.com