Si ndryshoi vendi i Kullave Binjake pas 11 shtatorit

Sulmi terrorist i kryer nga Al Kaeda kundër kullave binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, më 11 shtator të vitit 2001, ndryshoi përgjithnjë jo vetëm qiellin e një nga qyteteve më dinamikë në botë, por të gjithë kombin amerikan si dhe vendet e tjera aleate.

Në 21 vitet e fundit, vendi ku ishin kullat binjake ka ndryshuar vazhdimisht, duke u kthyer në një memorial për 2977 personave me kombësi jo vetëm amerikane, por nga e gjithë bota të cilët humbën jetën nga sulmet.

Ky sulm bëri që të krijohet Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Akti Patriotik dhe zyra për Përforcimin e Doganës dhe Emigrimit. /tch/KultPlus.com

Kryeministri Kurti kujton 11 Shtatorin: Demokracia dhe drejtësia, thajnë çdo kënetë ku mbin terrorizmi

Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 21-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Këtë ngjarje sot e ka kujtuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili është shprehur se demokracia dhe drejtësia, barazia dhe pluralizmi, liritë dhe të drejtat, thajnë çdo kënetë ku mbin terrorizmi.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Në 22-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork

Si rrallë herë ndonjë epokë gjatë historisë, mijëvjeçari i tretë i erës sonë mori mbiemër duke fituar epitet qysh në fillim të tij. Cilësori “terrorizëm” u bë një nga fjalët kyçe të fillimshekullit XXI, këtu e 22 vite më parë, kur avionë civilë të marrë peng nga terroristë, u drejtuan mbi Kullat Binjake në Nju Jork, duke i shembur ato gjatë kryerjes së sulmit terrorist që shkaktoi tronditje globale dhe pati ndikimin më të shumëanshëm të kohës sonë.

Të martën e 11 shtatorit 2001, në orët e hershme të mëngjesit, 19 persona të trajnuar dhe të lidhur me grupin terrorist Al-Kaida i rrëmbyen katër avionë me pasagjerë civilë. Në sulme vetëvrasëse terroriste, dy nga avionët më pas i përplasën mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një në godinën e Pentagonit në Uashington D.C., teksa i katërti u rrëzua pa goditur ndonjë cak të paracaktuar. Gjithsej 2977 persona vdiqën, mes të cilëve edhe tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Sot kujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe mësimin e mësuar nga kjo ngjarje me jehonë pikëprerëse në histori.

Në vitet në vijim, shumë organizata dhe grupe të ndryshme terroriste nëpër botë, u trimëruan dhe u frymëzuan nga sulmet e 11 shtatorit, duke shkaktuar mijëra viktima në sulme terroriste nëpër shumë vende të botës. Atë kohë, administrata amerikane e Presidentit George W. Bush, u zotua që terrorizmi kurrë nuk do të ngadhënjejë. Më shumë se dy dekada nga atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i prijnë luftës globale kundër terrorizmit, kurse shumë vende mes të cilave edhe Republika e Kosovës, është rreshtuar në këtë luftë të përbashkët. Sikurse ShBA-të ashtu edhe Kosova besojnë në të njëjtat vlera demokratike dhe qytetëruese si dhe ndajnë të njëjtat pozicione gjeopolotike dhe qëndrime gjeostrategjike si shtete aleate e mike.

22 vite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Al-Kaida është më e dobët se kurrë më parë, ndërkohë që i është vrarë lideri i dikurshëm Osama bin Laden si dhe i janë kufizuar shumëfish mundësitë dhe hapësirat e veprimit. Terrorizmi në nivel global ka marrë shumë goditje, por ai vazhdon të mbetet një nga kërcënimet më të paparashikueshme për sigurinë botërore, një kërcënim i atillë që nuk duhet të injorohet dhe që duhet konsideruar në çdo përllogaritje të vigjilencës së institucioneve shtetërore të sigurisë.

Në javët e para që pasuan sulmet e 11 shtatorit 2001, në kontekst të sulmeve terroriste dhe pikërisht në Nju Jork, filozofja italiane Giovanna Borradori, realizoi një sërë intervistash me dy nga filozofët më të rëndësishëm të kohës sonë: gjermanin Jürgen Habermas dhe francezin Jacques Derrida. Ato u botuan në një libër me titull: “Filozofi në një kohë terrori: dialogje me Jürgen Habermasin dhe Jacques Derridan”.

Aty, në një nga përgjigjet e tij, Jürgen Habermas ka thënë: “Edhe nëse Evropa nuk zgjohet për ta luajtur rolin e vet qytetërues siç duhet, fuqia në ngritje e Kinës dhe fuqia në rënie e Rusisë, nuk përshtaten brenda modelit të paqes amerikane (Pax Americana) aq thjesht. Në vend të llojit të veprimit të policit ndërkombëtar të cilin kishim shpresuar ta shohim gjatë luftës në Kosovë, ende ka përsëri luftëra – të zhvilluara me teknologjinë më të fundit, por ende në stilin e vjetër.”

Kjo vërejtje kaq vizionare e mendjes së ndritur të “teorisë kritike”, filozofit gjerman Jürgen Habermasit, sot ka një forcë edhe më të madhe vërtetësie, si për shembullin e dhënë nga roli i ShBA-ve gjatë luftës në Kosovë, ashtu edhe për nevojën e bashkëpunimit të Evropës dhe ShBA-ve, në kontekstin e “fuqisë në ngritje të Kinës dhe fuqisë në rënie të Rusisë”.

Demokracia dhe drejtësia, barazia dhe pluralizmi, liritë dhe të drejtat, thajnë çdo kënetë ku mbin terrorizmi. / KultPlus.com

Nesër në Pejë përkujtohet 22 vjetori i sulmeve të 11 Shtatorit

Nesër në Pejë, nën organizimin e Rotary Club Peja, përkujtohet 22 vjetori i sulmeve të 11 Shtatorit pranë memorialit “Kujtim dhe Miqësi,” i cili përmban një copë metalike nga rrënojat e Kullave Binjake.

Udhëheqësi i këtij organizimi, Nehat Devolli, ka bërë të ditur se ceremonia do të fillojë saktësisht në orën 14:46, që korrespondon me orën 08:46 të mëngjesit në New York, kur para 22 viteve aeroplani i parë goditi Kullat Binjake.

Përveç të ftuarve lokalë dhe ndërkombëtarë, në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe një delegacion i lartë i ushtrisë amerikane.

Në mëngjesin e 11 Shtatorit të vitit 2001, rreth 3,000 persona humbën jetën gjatë sulmeve në New York, Pentagon dhe në Pensilvani.

Kjo datë përkujtohet çdo vit në të mbarë botën si një nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne./ KultPlus.com

Presidenca  dhe Kuvendi i Kosovës ndriçohen me flamurin e SHBA-ve në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Sot është shënuar 21 vjetori i sulmit në Kullat Binjake në Nju Jork, sulmit terrorist që tronditi botën, përcjell KultPlus.

Njerëzit në gjithë botën përkujtojnë sot 2995 viktimat që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001.

Në nderim të viktimave të këtij sulmi, sot, objekti i Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës  janë ndriçuar me flamurin e SHBA-se.

“Objekti i Presidenca e Republikës së Kosovës/Kuvendit është ndriçuar me flamurin e SHBA-ve, në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001.”, thuhet në njoftimin e presidencës./ KultPlus.com

Vera e parë pas sulmeve të 11 shtatorit (FOTO)

Nëntë muaj pasi kullat u rrëzuan, Lucas Foglia vizitoi lagjet e ndryshme të Nju Jorkut me kamerën e tij.

Fotografi Foglia thotë: ‘Kështu më kujtohet New York City në vitin 2002. Isha 19 vjeç dhe sapo isha shpërngulur në Manhattan nga ferma e familjes sime në Long Island. Ishte vera e parë pas sulmeve të 11 shtatorit.”, transmeton KultPlus.

Ai paraqiti përmes fotove ‘qytetin që po shërohej … por me plagë’.

Më poshtë mund të gjen fotografitë që ai i realizoi gjatë asaj kohe:

Lucas Foglia
Lucas Foglia
Lucas Foglia
Lucas Foglia
Lucas Foglia
Lucas Foglia

Osmani për 11 shtatorin: Kosova qëndron me popullin amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.ambasadoren e SHBA-së, Alyson Grunder, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Osmani tha se ndajnë dhimbjen me popullin amerian për mbi 3 mijë jetë të humbura.

“Më 11 shtator 2001, shtetasit amerikan, qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme në historinë e njerëzimit, por atë ditë nuk u atakua vetëm, u atakuam të gjithë ne që besojmë po në të njëjtat vlera, në vlerat e lirisë dhe demokracisë”, tha ajo, duke shtuar se që nga ajo ditë Kosova iu ka bashkuar çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, duke bashkuar forcat në mbrojtja të këtyre vlerave dhe luftim të terrorizmit. /KultPlus.com

Kurti për 11 shtatorin: Terrorizmi dhe ligësia nuk do të triumfojnë kurrë

Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 21-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Për këtë ngjarje ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

“Pak më shumë se dy vjet kishin kaluar nga çlirimi i Kosovës. Ende nuk i kishim pastruar mirë rrënojat e luftës dhe aroma e shkrumbit akoma ndjehej nga shtëpitë e djegura.

Amerika po sulmohej! Një vrull ndjenjash të përziera mes frikës, zemërimit dhe pafuqisë për t’i dalë në ndihmë vendit që ndali gjenocidin dhe na ndihmoi të fitonim lirinë, përcillnin pamjet apokaliptike të rrëzimit të rrokaqiejve binjakë në New York dhe të shkatërrimit të një pjese të Pentagonit, në afërsi të kryeqytetit amerikan, Washington, D.C.

Pavarësisht se sa vite kalojnë, mjafton të përmendim datën 11 shtator dhe ne kthehemi mënjëherë në atë ditë të errët.

Sot kujtojmë për të mos i harruar kurrë gati 3 mijë jetë të bukura, nga më shumë se 90 shtete, që u morën mizorisht.

Ata që sulmuan shpresuan që përmes frikës dhe terrorit ta dobësonin, por ShBA-të qëndruan këmbëngulëse dhe dëshmuan se asnjë akt terrori nuk ndryshon karakterin e kombit amerikan të themeluar mbi besimin se të gjithë janë të krijuar të lirë dhe të barabartë.

Ne sot bashkëndjejmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku do të sigurohemi që terrorizmi dhe ligësia nuk do të triumfojnë kurrë”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com

11 shtatori, ngjarja që ndryshoi dhe tronditi botën (FOTO)

Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 21-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme. / KultPlus.com

FBI-ja i publikon dosjet e para sekrete të 11 Shtatorit

Zyra Federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas 20 vjetësh i ka publikuar dosjet e para sekrete rreth sulmeve të 11 shtatorit.

Më 11 shtator grupi terrorist Al-Qaeda lansoi një sulm drejt SHBA-së nga i cili sulm humbën jetën dy mijë e 996 persona.

Dokumenti u publikua të shtunën, një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi urdhrin ekzekutiv përmes së cilit FBI-së i kërkohej t’i bënte këto dosje të qasshme për publikun.

Ky veprim erdhi pas presioneve të familjarëve të viktimave të 11 Shtatorit që janë të etur ta vërtetojnë nëse edhe qeveria saudite ka potencialisht gisht në atë sulm.

Dokumenti flet për një intervistë të vitit 2015 me një anëtar stafi që kishte punuar në Konsullatën Saudite në Los Angeles.

Ai dyshohej se u jepte përkrahje logjistike rrëmbyesve të aeroplanëve kur ata kishin arritur në Kaliforni kohë para se ta finalizonin sulmin.

Sidoqoftë, dokumenti është i redaktuar ndërkaq emri i anëtarit të stafit mbetet i pazbuluar. / KultPlus.com

Rastësitë që shpëtuan babanë shqiptar dhe vajzat nga tragjedia e 11 Shtatorit

Kur dëgjova lajmin e parë për tragjedinë e 11 shtatorit, mendja më shkoi menjëherë tek shqiptarët që punonin në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë.

Vallë, a do të kenë shpëtuar? Unë njihja tre prej tyre: Bardhyl Qukun, nënpresident i një kompanie investimesh dhe vajzën e tij Lorin, si dhe Rrok Camajn, i cili pastronte xhamat e jashtëm të kateve më të larta të ndërtesës.

Po atë ditë u mor vesh se Rroku ishte shpallur i humbur. Pas disa ditësh u dha njoftimi për vdekjen e tij. Fatin e Rrokut e patën edhe dy shqiptarë të tjerë: Simon Dedvukaj e Mon Gjonbalaj. Ndërkaq, Bardhyl Quku pati fat tjetër. Nuk ndodhej brenda në ndërtesë, kur ngjau tragjedia.

Ai e kishte zakon shpesh të shkonte në punë pas orës dhjetë. Edhe vajzat e tij, Lori dhe Daniella, qenë me fat. E para, atë ditë kishte shkuar te dentisti, e dyta, kur mori vesh për sulmin në ndërtesën nr. 1, nga kati 73 zbriti shkallët dhe doli jashtë.

– Unë isha në zyrë, kur dëgjova udhëzimet se të gjithë duhej të dilnim nga ndërtesa. Zbrita shkallët dhe, kur arrita në katin 40, dëgjova njoftimin tjetër se të gjithë duhej të ktheheheshim në vendet e punës, sepse nuk parashihej ndonjë rrezik.

Mirëpo, unë sikur e parandjeva se edhe këtu do të ndodhte ajo që ndodhi në ndërtesën e parë. Me shumë mundime dola nga ndërtesa tamam në kohën kur ajo u godit, – tregon Daniella, e cila sot punon në “2 Penn Plaza” në New York bashkë me babanë, Bardhylin.

– Unë njëkohësisht përjetova tmerrin, por dhe mrekullinë, sepse arrita me kohë t’i shpëtoja vdekjes, – thotë Daniella. Ajo filloi punën në zyrën e të atit para tri vjetësh.

– Unë isha në qytetin Hoboken të New Jersey-t, duke shkuar në punë me tren, kur dëgjova për aktin terrorist në ndërtesën e parë. Tymi e zjarri shihej qartë që atje.Pas disa minutash pamë sulmin në ndërtesën e dytë. Ne dolëm të gjithë nga treni dhe po shihnim tmerrin me sy. U përpoqa t’i telefonoja Daniellës, por lidhjet ishin bllokuar. Pas pak kohe mora vesh nga bashkëshortja se ajo kishte shpëtuar, – thotë Bardhyli.

Më 23 shtator të vitit të kaluar ai kaloi në zyrën e re në “2 Penn Plaza” në qendër të Manhattan-it, bashkë me dy vajzat, Lorin e Daniellën. – Puna në fillim këtu ka qenë shumë e vështirë. Humba gjithë dokumentacionin që pata në zyrën e vjetër. Gjithçka duhej ta filloja nga e para, – thotë ai.Mund të fitosh vetëm kur pranon rrezikun e mundshëm

(Shkruar përpara sulmit terrorist, kur Quku ende punonte në Qendrën Botërore të Tregëtisë, të njohur ndryshe si kullat binjake në New York)

Në katin e 73-të të ndërtesës “World Trade Center” në New York, midis njerëzve më të njohur të botës në biznes, punon edhe një shqiptar. Të vjetrit e njohin më shumë nga babai i vet që ka qenë përherë luftëtar i devotshëm për Shqipërinë. Të tjerët mund të kenë dëgjuar për të si ligjërues për biznesin në universitete, insitute ose ngaqë kanë lexuar intervistat e tij në gazeta.

Kur në gazetën “The New York Times” para një viti e ca lexova shkrimin për shqiptarin që pastronte xhamat e jashtme të dy ndërtesave 107 katëshe të New York-ut, pyeta disa emigrantë të vjetër: “A ka ndonjë shqiptar që punon brenda në këta rrokaqiej?” Asnjë nuk e dinte se në katin e 73 -të të njërës prej këtyre “binjakeve” aq të njohura në tërë globin tokësor, bënte biznes Bardhyl Quku, i lindur në Shkodër dhe i rritur e edukuar në Amerikë.

Bardhyl Qukun e takova më vonë. Një bashkëpunëtor i gazetës “Illyria” më tregoi se cili ishte ai, ku punonte e me se merrej.

– Më shumë se për veten time, do të doja të flisja për babain tim që ishte një luftëtar i Ballit, i idealit për Shqipërinë etnike, – më tha Bardhyli në shtëpinë e tij të bukur në lagjen e pasanikëve të njohur të Amerikës në New Jersey, në Franklin Lakes, gjatë një koktejli që kishte organizuar për xhaxha Fetiun e persekutuar, mysafir nga Shqipëria dhe disa miq të tij të vjetër.

Atë mbrëmje biseduam më tepër për Faik Qukun, babain e mikpritësit. Në çdo dhomë shihja nga një fotografi të tij. Diku i veshur me uniformë e me kobure në brez, diku në kampe të Italisë e në Amerikë.

Jetën e babait të tij e ke vështirë ta përfshish në korniza të një shkrimi si ky. Ajo ishte një histori më vete: kapiten i dytë i Ushtrisë Shqiptare në mbrotjen e Shkodrës nga malazezët; i arsimuar në shkollat e larta ushtarake të Stambollit e të Parisit; përkrahës aktiv i qeverisë së Nolit më 1924; luftëtar në mbrojtjen e Sirisë kundër Anglisë; ndër kryesuesit e lëvizjes së Ballit Kombëtar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore… Ky është përshkrimi i shkurtër i jetës së kolonel Faik Qukut, i cili vdiq në Amerikë më 1963. Pas shembjes së diktaturës, presidenti Berisha e dekoroi për devotshmëri ndaj atdheut.

Me Bardhyl Qukun u takova sërish pas disa ditësh në zyrën e tij të punës. Se ç’m’u kujtua përsëri Rrok Camaj, pastruesi i xhamave në katin 107 të kësaj ndërtese gjigante dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë që e sigurojnë jetesën duke pastruar zyrat e banesat e Manhattan-it. Dhe ndjeva një krenari në këtë çast që kisha pranë një shqiptar të një kategorie tjetër.Bardhyl Quku, nënkryetar për investime në kompan- inë “Dean Witter Discover”, anëtar i Klubit të Presidencës – çmimi më i lartë i kësaj kompanie, me profesion është ndërmjetësues për investime (stock broker), një punë që bazohet në gjetjen e aksioneve blerëse për klientët. Nga realizimi i një shit – blerjeje ku Bardhyli është ndërmjetë- sues, nëse blerësi realizon një fitim të caktuar, një përqind- je mbetet në xhepin e tij. Nëse ndodh e kundërta, gjë që sipas Bardhylit ka ndodhur më rrallë, humb vetëm blerësi, pa u dëmtuar ndërmjetësi i biznesit. Para se të fillonte këtë punë më 1967, Bardhyli punoi tri vjet si drejtor i punimeve në kompaninë ajrore “Pan Am” në Afrikë.

-Çdo personi që pranon rrezikun, por që synon të fito- jë sa më shumë, mund t’i gjej aksione blerëse në kompanitë më të mëdha. Unë blej aksione, të cilat mendoj se janë tërheqëse për klientët. Gjatë këtyre 28 vjetëve, kam pasur vite të mira e të këqia. Shumica kanë qenë të mira, – thotë Bardhyli, tek tregon për përvojën e vet në investime.

– Në ç’mënyrë keni arritur ta kurorëzoni punën me sukses?- e pyes unë.

– Duhet të kuptosh se për çfarë ka nevojë personi, jo çfarë dëshiron ai. Nëse një 60 vjeçar kërkon të investojë, ai nuk duhet t’i fusë paratë në aksione blerëse me fitime të mëdha që mund të sjellin edhe humbje. Kjo do të thotë se një person me moshë të tillë, nuk mund të rrezikojë aq shumë. Analoge me këtë mund të marrim shembullin e një 30 vjeçari, i cili mund ta pranojë humbjen. Sa më shumë fiton investuesi, po aq i madh është edhe rreziku i humbjes. Pra, investuesit i duhet shpjeguar: kaq mund të fitosh, por po kaq edhe mund të humbësh. Në Amerikë, nëse njeriu pranon rrezikun e mundshëm, ka shans të fitojë shumë para, – thotë Bardhyli, i cili ka kryer fakultetin për administrimin e biznesit në “University of Tulsa” dhe ka magjistruar në “Fairleigh Dickenson University”, në degën e financave.

Si njohës i shkëlqyer i teorisë së “stock market”-it, Bardhyli ka mbajtur shumë seminare në kompani e universitete të njohura të Amerikës si, IBM, AT & T, Exxon, Fordham University, St. John’s University, Harvard Business School, New York University etj. Një herë në muaj u drejton letra investitorëve amerikanë ku shpreh idetë e veta rreth mënyrës se si të investohet, ndërsa në gazeta të ndryshme ka botuar herë pas here artikuj mbi investimet.

– Kur u flas njerëzve për investime, u bën përshtypje ajo që them dhe kërkojnë që unë të investoj paratë e tyre. Në këtë mënyrë kam arritur të gjej klientët e mi të shumtë, – thotë Bardhyli, i cili është këshilltar i shumë investitorëve e ndërmarrjeve. Investimet e deritashme individuale të klientëve arrijnë në 100 milionë dollarë, ndërsa ato të ndërmarrjeve në 200 milionë.

Që nga rënia e diktaturës në Shqipëri, Bardhyl Quku ka qenë disa herë në Shqipëri. Herën e parë atje shkoi që të takonte të afërmit, të cilët s’i kishte parë për 50 vjet. Herën e dytë, për të marrë pjesë në një tubim në Shkodër në përkujtim të babait të vet. Herën e tretë në një konferencë për investime në Tiranë e pastaj, edhe disa herë të tjera. Duke qenë tepër i zënë me punë në New York, ai mund të qëndrojë atje, të shumtën, një javë.

– Kur të kem kohë më tepër, – thotë Bardhyli – do të shkoj me familjen në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e do të qëndroj më gjatë.

***

Bardhyli ishte 5 vjeç kur u largua nga Shkodra. U lind më 1939, kur Shqipërinë e invadoi Italia fashiste. Gjatë viteve 1944 – 49, bashkë me prindërit, vëllanë dhe motrën qëndroi në Itali prej nga emigroi në Amerikë. Ndonëse ishte i vogël kur u nis me anije rrugës së mërgimit, nga kujtesa e tij nuk janë shlyer disa ngjarje të tmerrshme.

Tmerret e jetës mbeten më gjatë në kujtesë e nuk har- rohen kollaj. Ai mban mend jo vetëm ditën kur u nis në mërgim, por dhe diçka tjetër: pushkatimin e të dënuarve në qendër të Shkodrës më 1944.

– Nuk do ta harroj kurrë atë ditë kur kalova afër viktimave, të pushkatuar nga komunistët. Trupa të përgjakur, syhapur, të masakruarr nga dora kriminele. Kur zbritëm nga kamioni që na solli deri në anije, personin që ishte afër meje, me të zbritur në tokë, e vranë komunistët. Pastaj duke udhëtuar me anije, më zuri deti. U sëmura rëndë, – kujton Bardhyli.

– Si ju duk Shqipëria, kur e vizituat pas rënies së komunizmit?

– Qytetet ishin shkatërruar nga diktatura. Sa keq më vinte kur i shihja tërë ato fabrika e shkolla të braktisura e mos më keq. Në aeroport dhe ndanë rrugëve shihje vetëm trungje të prera. Fshatrat e rrethi i qyteteve nuk qenë shkatërruar aq shumë dhe ato kishin një farë potenciali ekonomik për t’u zhvilluar. Shqipëria ka nevojë për fabri- ka që do të punësonin njëqind deri në dyqind njerëz secila, – pohon Bardhyli.

– Po investitorët amerikanë? Numri i tyre është i vogël. Kanë ata levërdi të investojnë në Shqipëri?- e pyes Bardhylin.

– Nuk e di, a do t’i tërheqë dot Shqipëria investitorët amerikanë. Ata kanë më shumë levërdi të investojnë, ta zëmë, në Meksikë, meqë ky shtet është afër tyre. Njëra nga arsyet që Shqipëria nuk është aq tërheqëse për investitorët amerikanë, është edhe lufta që zhvillohet në Bosnjë. “Ç’do të ndodhë me investimet tona, nëse lufta shtrihet edhe në jug?”, thonë ata. Apo, nëse bie regjimi i Sali Berishës, regjimi tjetër a do të ketë disponim pro – amerikan? Pra, nga të gjitha këto, amerikanët kanë frikë të investojnë në Shqipëri. Investuesit më të mëdhenj që kam parë atje, ishin italianë e gjermanë, por jo amerikanë. Madje, dy të tretat e botës tani kanë nevojë për ndihmë dhe do të jetë vështirë për Shqipërinë të tërheqë kapitalin e huaj, – thekson Bardhyli.

Bardhyl Quku është i martuar. Çifti bashkëshortor Bardhyl e Geraldine Quku ka pesë vajza. Lori J. Quku, njëra nga vajzat e tyre, punon me babanë duke e ndih- muar që t’i përballojë më lehtë angazhimet e përditshme, disa nga të cilat nganjëherë është e vështirë të kryhen nga një krah pune. Lori, 24 vjeçe, ka pesë vjet që punon atje si asistente e shitjes dhe merr pjesë bashkë me Bardhylin në transaksionet e tij. Edhe dy motrat e saj bëjnë të njejtën punë.

– Që të kesh sukses, duhet durim. Asnjëherë s’duhet të entuziazmohesh apo të dëshpërohesh me rezultatet e momentit. Nëse nuk ke sukses në një moment, mos u dëshpro, mos u tërhiq, por vazhdo, pëpiqu të hedhësh hapa të tjerë. Punë dhe durim. Ky është suksesi, – thotë Lori Quku, e cila u diplomua në “Rutger’s College”, në New Brunswick (New Jersey).

Nga Vehbi Bajrami / KultPlus.com

Vjosa Osmani: I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe do të qëndrojmë bashkë në luftimin e terrorizmit

Në shenjë nderimi për jetët e humbura nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Memorialin “Kosova kujton” në oborrin e Qeverisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Akti terrorist në New York të ShBA-së ishte goditje ndaj institucioneve dhe popullit amerikan, ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Në atë sulm, humbën jetën rreth tre mijë persona.

“I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-ve, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo”, ka shkruar Osmani.

KultPlus ju sjell njoftimin e saj të plotë:

SHBA-të janë aleat i yni strategjik dhe i përhershëm. Sot jemi me ta, sikurse në çdo ditë dhe situatë tjetër. I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-ve, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo.
11 shtatori i vitit 2001, ishte thirrja e ndërgjegjes njerëzore, mobilizim kundër një te keqe të përgjithshme dhe rikujtim se solidariteti ndërnjerëzor në raste si ky sulm është garancë për një botë më të mirë dhe kontribut në luftën jo vetëm kundër terrorizmit, por edhe për lirinë, paqen dhe demokracinë në botë. / KultPlus.com

Mbahet ceremonia e 11 Shtatorit

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e parë Jill Biden, morën pjesë këtë të shtunë në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Ata ishin të pranishëm ceremoninë fillestare në Nju-Jork, në vendin ku ngriheshin Kullat Binjake, të rrafshuara pas përplasjes së dy avionëve të marrë peng nga terroristët e Al Qaeda-s.

Në ceremoni u bashkuan edhe dy ish-presidentë, Bill Clinton dhe Barack Obama, ndërsa u vu re mungesa e presidentit George W. Bush dhe Donald Trump. Por ndërsa Bush është njoftuar se do të marrë pjesë e madje do të mbajë edhe një fjalim në Shenksvill, vendin ku u rrëzua avioni i katërt i marrë peng nga terroristët me objektiv Uashingtonin, mësohet se Donald Trump do të vizitojë i vetëm vendin e Kullave Binjake.

Trump mendohet se do të shoqërohet në këtë vizitë nga Rudy Giuliani, avokati i tij personal, i cili në kohën e sulmeve ishte kryetar i Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut.

Gjatë ceremonisë u lexuan emrat e viktimave të sulmeve, ndërsa pas kambanave që ranë në orën ekzakte kur dy avionët u përplasën me Kullat Binjake, këngëtari nga Nju Xhersi, Bruce Springsteen këndoi këngën e tij “I’ll See You In My Dreams”, pjesë e albumit të tij “The Rising”, botuar në vitin 2002, si një përgjigje për sulmet e 11 Shtatorit. / a2news / KultPlus.com

Shqiptarët që humbën jetën më 11 shtator 2001

11 shtator 2001 mbarë bota do të tronditej nga sulmet e befasishme ndaj dy prej qendrave tregtare me te mëdha në SHBA, Twin Towers. Mijëra të plagosur, qindra të vdekur, e mes tyre edhe tre shqiptarët, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.

Më 11 shtator, Rrok Camaj si çdo ditë tjetër pune ishte në “South Tower” (Kullën Jugore), në momentin kur avioni goditi ndërtesën poshtë tij. Ai sapo ishte kthyer nga pushimet në vendlindje në Mal të Zi, ku kishte shkuar së bashku me vëllezërit. Camaj ishte kthyer në Amerikë një ditë më parë më 10 shtator pa e ditur se çfarë e priste.

Ai telefonoi zonjën Camaj në orën 9:14 të mëngjesit, duke i kërkuar që të mos panikosej. Por ai vdiq kur kulla u shemb në orën 9:59 të mëngjesit Diçka që Camaj kishte thënë në një libër për fëmijë për punën e tij, shërbeu si fjalët e tij të fundit: “Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”.

Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u cilësua si shenjti mbrojtës i pastruesve të dritareve.

Në një imazh nga arkivi i New York Times, shihet Roko Camaj një fshirëse në dorën e tij të djathtë, një sfungjer në të majtën. Era po i ngatërrohet flokët. Maja jugore e Manhatanit shtrihet poshtë tij.

Mon Gjonbalaj, ishte edhe ai një punëtor mirëmbajtjeje i ‘ABM Janitorial Industries’, vishte një uniformë çdo ditë teksa shkonte gjithmonë në punë në “South Tower” në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Ai ishte një anëtar i devotshëm dhe krenar për 30 vjet i Bashkimit Nd ërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit (SEIU).

Mon shpesh shfaqej një orë më herët në punë për të konsumuar një filxhan kafe me kolegët e tij, të cilët edhe i kishin vunë nofkën ‘Jambalaya’ për shkak të mbiemrit të tij të ndërlikuar shqiptar.

Afër moshës së pensionit në vitin 2001, Mon nuk ishte ende gati të linte punën.

“Ai do të mbushte 66 vjeç më 31 tetor 2001, por donte të vazhdonte punën,” – tha Sal, një prej tre fëmijëve e tij. “Ai ishte aq i lidhur me atë ndërtesë. Nuk donte ta lëshonte. Për të ajo ishte shtëpia e dytë.”

Kur avioni goditi Kullën e Jugut në mëngjesin e 11 shtatorit, Mon ishte në punë në katin e 86-të.

Babai i katër fëmijëve arriti të telefononte familjen e tij, duke shpjeguar se ishte bllokuar dhe i tha djalit që të ishte i fortë dhe të mbante familjen të bashkuar.

Në vitet pas sulmeve, fëmijët e Mon kërkuan mënyra të ndryshme për të mbajtur gjallë kujtimin e babait të tyre dhe për të nderuar lidhjen e tij të fortë me Qendrën Botërore të Tregtisë.

Në vitin 2016, Muzeu mori një mesazh në Facebook nga Sal, djali i Mon, i cili ofroi t’i dhuronte koleksionit të muzeut, këmishën e uniformës ABM që babai i tij kishte veshur teksa punonte në 10 Shtator 2001. Muzeu e bleu bluzën dhe së fundmi e ekspozoi atë në ‘In Memoriam’.

Vizitorët e shumtë teksa shohin këmishën e Mon mësojnë më shumë për jetën e tij dhe jetët e 2,982 viktimave të tjerë të vrarë në sulmet e 11 shtatorit.

Simon Dedvukaj, 26 vjeç ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan. Ai punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. Sot në New York ekziston fondacioni “Simon M. Dedvukaj”, qëllimi i të cilit është arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes, por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

I lindur në Bronx, Simon Dedvukaj ishte krenar për trashëgiminë e tij shqiptare që në moshë të re. Atij i pëlqente të dëgjonte histori familjare nga  Shqipëria, aty do të takonte edhe gruan e tij, Elizabeta. Ata u vendosën në rrethinat “Lake Mohegan”, në Nju Jork, dhe do të festonin përvjetorin e tyre të parë në Tetor 2001, një muaj para së ai dhe afro tre mijë njerëz të pafajshëm, u ndanë nga kjo jetë njëzet vjet më parë, 11 Shtator 2001.

Simon Marash Dedvukaj ishte një drejtues i mirëmbajtjes në kompaninë “ABM Industries”, ai ishte në punë lart në Kullën e Veriut më 11 Shtator. / KultPlus.com

Biden në 20 vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit: Ne nderojmë të gjithë ata që rrezikuan dhe dhanë jetën

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar unitet në 20 vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit.

Në një video të publikuar ai bëri homazhe për 2,977 njerëzit që humbën jetën 20 vjet më parë, transmeton KultPlus.

“Ne nderojmë të gjithë ata që rrezikuan dhe dhanë jetën në minutat, orët, muajt dhe vitet më pas”, shtoi Biden, duke iu referuar punonjësve të urgjencës.

Ngjarjet përkujtimore pritet të zhvillohen këtë të shtune, shkruan BBC, transmeton tutje KultPlus.

“Pavarësisht se sa kohë ka kaluar, këto përkujtime kthejnë dhimbjen sikur kemi marrë lajmin pak sekonda më parë”, tha presidenti.

Ai e pranoi se “forcat më të errëta të natyrës njerëzore – frika dhe zemërimi, pakënaqësia dhe dhuna kundër myslimanëve amerikanë” pasuan sulmet, por tha se uniteti kishte mbetur forca më e madhe e SHBA-së.

“Ne mësuam se uniteti është e vetmja gjë që nuk duhet të humbet kurrë”, shtoi ai. / KultPlus.com

11 shtatori, ngjarja që tronditi botën (FOTO)

Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 20-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme. / KultPlus.com

20 vjet më vonë, zjarrfikësit e Arlingtonit kujtojnë ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001

Në shtator të vitit 20012, Justin Tirelli, kapiten i shërbimeve mjekësore emergjente në Departamentin e Zjarrfikësve të Qarkut të Arlingtonit në Virxhinia, kishte vetëm disa muaj që kishte filluar punën, kur u thirr për të ndihmuar më 11 shtator, pasi një aeroplan u përplas në ndërtesën e Pentagonit.

Justin Tirelli, kapiten i shërbimit mjekësor emergjent në Departamentin e Zjarrfikësve në Arlington të Virxhinias, ishte vetëm 24 vjeç kur një aeroplan i rrëmbyer u përplas në njërin nga muret e ndërtesës së Pentagonit më 11 shtator 2001.

“Kur kemi të bëjmë me një ngjarje të madhe si kjo, 20 vite mund të duken shumë, por mua më duket sikur ka ndodhur dje”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Tirelli dhe shokët e tij e kuptuan se Shtetet e Bashkuara ishin sulmuar kur morën urdhrin për të shkuar në Pentagon.

“Shumë gjëra po ndodhnin atë ditë. Njerëzit po dilnin jashtë ndërtesës, kishte të lënduar, tym dhe një zjarr të madh. Një numër kamionësh të zjarrfikësve dhe makinash policie ishin dislokuar atje. Kishte njoftime për ardhje të avionëve të tjerë. U bënë disa evakuime nga ndërtesa, të pasuara nga urdhra për rikthim në ndërtesë”, thotë ai.

Lufta rraskapitëse kundër flakëve, të shkaktuara nga përplasja e avionit, vazhdoi për orë të tëra.

Gjatë asaj kohe, Tirelli duhej të hynte në Pentagon për të hipur në çati.

Gjatë ngjitjes në çati, ai pa mbetje dhe pjesë të avionit.

Tymi ishte aq i dendur sa Tirelli mendoi se nuk do të dilte i gjallë nga ndërtesa.

“Nuk kishte asgjë tjetër veçse zjarr. Dhe sa herë që spërkatnim ujë, dukej se uji nuk po bënte asgjë, dukej se po hynte në humnerë”, thotë ai.

Tirelli dëgjoi njerëz që bërtisnin dhe qanin dhe pa personelin ushtarak duke vrapuar jashtë ndërtesës.

Ekipi i tij i zjarrfikësve nuk pranoi të pushonte, askush nuk donte të largohej.

“Unë kurrë nuk do t’i harroj disa nga njerëzit që pashë, viktimat që pashë atje. Nuk po pastronim thjesht objekte të shkatërruara, por po nxirrnim trupa të pajetë të njerëzve, familjet e të cilëve ishin në pikëllim nga humbja e të dashurve të tyre. Trupat e viktimave, e bënin më të rëndë ngjarjen. Ndonëse nuk i kam takuar kurrë familjet e tyre, ndihem i lidhur me ta.”

Sulmi në Pentagon i ndryshoi jetën kapiten Tirellit. Megjithatë, zjarrfikësi nuk ndihet si hero. Ai thotë se kjo ishte thjesht puna e tij.

Edhe pas 20 vjetësh, ai përkujton çdo përvjetor të sulmeve të 11 shtatorit 2001. / VOA / KultPlus.com

Çfarë nënkupton 11 Shtatori për të rinjtë e New York?

Brezi i ri në qytetin e Nju Jorkut ishte në moshë shumë të vogël ose ende nuk kishin lindur kur ndodhën sulmet e 11 shtatorit 2001. Por ata u rritën në qytetin që po përballej me pasojat e sulmit terrorist. Në materialin në vazhdim të rinjtë e qytetit të Nju Jorkut tregojnë për Zërin e Amerikës se çfarë nënkupton 11 shtatori për ata.

Noah Rodriguez ishte vetëm 2 vjeç kur ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit. Ai mendon shpesh për këtë ngjarje të trishtë kur e gjithë bota shikonte në televizor se si digjeshin kullat binjake.

“Nuk mendoj se kjo ngjarje do të harrohet”, thotë ai.

Mes vorbullës politike të katër viteve të fundit, të shoqëruar nga pandemia, studenti i mjekësisë thotë se sulmet e 11 shtatorit ishin një nga shumë ngjarjet më katastrofike.

Reklamë

“11 shtatori ishte vetëm një nga ngjarjet e rënda që ka ndodhur gjatë jetës sonë”.

Sulmet ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë padyshim që e ndryshuan qytetin e Nju Jorkut. Por fëmijët e asaj kohe dhe ata që janë më të rinj kanë ndjenja të përzjera ndërsa afrohet 20 vjetori i sulmeve. Sarah Malik lindi pak pas ngjarjes tragjike.

“Mendoj se shumica e fëmijëve e kuptojnë konceptimin e asaj që ka ndodhur. Ata mund ta kuptojnë se ishte një tragjedi, por nuk është njëlloj si ta përjetosh atë”.

16-vjeçarja nga Nju Jorku është njohur me ngjarjen falë babait të saj, i cili punonte në kullat binjake.

“Unë thjesht mendoj se shumë prej tyre nuk e dinë, por edhe ka nga ata që nuk kanë interes të dinë”, thotë Joan Mastropaolo me Muezumin e Kujtesës.

Ajo thotë se ngjarjet dhe pasojat e tyre mund të nguliten tek kujtesa e gjeneratave të reja kur dëgjojnë ngjarjet nga të mbijetuarit.

“Kur t’u flas atyre për ato që kam parë dhe perjetuar..”

Për 17-vjeçaren Silvana Davi, kjo ditë është personale. Ajo thotë për Zërin e Amerikës se nëna e saj duhej të ishte në kullat binjake kur aeroplanët goditën.

“Po të shkonte në punë mamaja ime, unë nuk do të isha këtu.”

E rritur në një periferi të Nju Jorkut, ku shumë fëmijë humbën prindërit nga sulmi, ngjarja ka qënë pjesë e jetës së saj. Kohët e fundit ajo bëri një shkrim për orën e historisë mbi ngjarjet e 11 shtatorit.

“Mendoj se ngjarja nuk duhet të harrohet kurrë, dhe gjeneratat e ardhshme duhet të mësojnë për të si pjesë e historisë sonë”.

Ajo gjithashtu po grumbullon fonde bamirësie.

“Shpresoj që kjo t’u mësojë njerëzve se jeta mund të ndryshojë në pak sekonda, dhe duhet të shijoni çdo moment që keni”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Ndërsa vendi shënon 20 vjetorin, brezat e ardhshëm do të përcaktojnë vetë se çfarë nënkupton 11 shtatori për ta./VOA/KultPlus.com

Mbesa e Osama Bin Ladenit kujton 11 Shtatorin: Kam vajtuar me ty, Amerikë

Në përvjetorin e 19-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, mbesa e organizatorit të sulmeve Osama Bin Laden, bëri publike një deklaratë të saj mbi ngjarjen.

“Për nëntëmbëdhjetë vitet e fundit, nuk ka kaluar asnjë ditë që nga ajo ngjarje e tmerrshme e tragjike që unë nuk kam menduar për ty Amerikë, e kam vajtuar privatisht me ty, për të gjitha jetët e pafajshme të humbura”, shkruante Noor Bin Ladin në llogarinë e saj në Twitter. (Ajo përdor mbiemrin e të atit, Yeslam Bin Ladin, gjysmë-vëlla i Osama Bin Ladenit).

“Kjo është pjesërisht për shkak të kësaj kthese të pashpjegueshme të fatit që më lidh me këto sulme mizore, por më e rëndësishmja për shkak të dashurisë sime për vendin tuaj”.

Ajo shtonte se “vlerat dhe ndjenjat e saj” janë “diametralisht të kundërta me mbiemrin që ajo mban”.

Krahas nderimit për jetët e humbura, Noor Bin Ladin me shtetësi zvicerane vlerësonte gjithashtu rolin e punonjësve të vijës së parë të frontit, ata që humbën jetën më vonë nga ndërlikimet me shëndetin si pasojë e sulmit si dhe për të mbijetuarit që humbën të dashurit e tyre.

Noor Bin Ladin është vajza e Carmen Dufour, një shkrimtare zvicerane dhe Yeslam bin Ladin, gjysmë-vëlla i Osama Bind Ladenit, në moshë më të madhe. Prindërit e saj u divorcuan në vitin 1988. Ajo dhe dy motrat e saj u rritën në Zvicër. Noor Bin Ladin ishte 14 vjeç në 11 shtator të vitit 2001.

“Ndihesha e shkatërruar”, tha ajo për gazetën New York Post.

“Shkoja në Shtetet e Bashkuara me mamanë time disa herë në vit prej moshës 3 vjeçare e në vazhdim. I konsideroja Shtetet e Bashkuara shtëpinë time të dytë”.

Noor Bin Ladin, e cila ka ruajtur një profil të ulët publik, fitoi famë më 6 shtator kur publikoi një letër në mbështetje të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. 

Objekti i Qeverisë së Kosovës mbulohet me flamurin e SHBA-së, në përkujtim të 11 shtatorit (VIDEO)

Në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit, objekti i Qeverisë së Kosovë është mbuluar me flamurin amerikan.

Këtë e njoftoi kryeministri, Avdullah Hoti përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/videos/1263746133963220/

Në vitin 2001, më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një sulm terrorist i paparamenduar më parë.

Dy aeroplanë me udhëtarë u rrëmbyen nga terroristë dhe sulmuan Kullat Binjake në Nju-Jork. Menjëherë pas sulmit, një grup terrorist i njohur si Al-Kaeda, mori përgjegjësinë e sulmit të kryer.

Ky grup terrorist udhëhiqej nga lideri i tyre, Osama Bin Laden. Ky i fundit u vra nga njësite speciale të SHBA’së nën udhëheqjen e administratës së presidentit Barack Obama në vitin 2011.

Nga viti 2001, 11 shtatori kujtohet nga e gjithë bota si dita më tragjike që i ndodhi SHBA’së. Në mesin e shteteve që sot u solidarizuan me SHBA’të, është edhe Kosova, shteti më pro-amerikan në planet. / KultPlus.com

11 shtatori, ngjarja që tronditi botën (FOTO)

Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 19-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme. / KultPlus.com

Shqiptari që humbi jetën më 11 shtator 2001: Jemi vetëm unë dhe qielli

19 vite më parë mbarë opinioni publik do të tronditej nga lajmi për sulmin e dy prej qendrave tregtare me te mëdha në SHBA, Twin Towers. Qindra të vdekur, mes tyre edhe shqiptarë, edhe shqiptari Roko Camaj.

Camaj i lindur në Malin e Zi emigroi në SHBA me gruan e tij Katrina nga Jugosllavia në 1969.
Ai ishte e tmerruar nga lartësitë, kështu që kur mori një punë duke pastruar xhamat në pjesën e sipërme të Qendrës Botërore të Tregtisë në mes të viteve 1970, ai nuk i tha asaj pjesën se si po e pastronte xhamat nga jashtë.
Më 11 shtator, Z. Camaj ishte në Kullën e Jugut kur avioni goditi ndërtesën poshtë tij. Ai ishte kthyer nga një pushim në Mal të Zi, ku shkoi së bashku me vëllezërit, për t’u kthyer vetëm një ditë më parë në SHBA më 10 shtator pa e ditur se çfarë e priste.

Ai telefonoi zonjën Camaj në orën 9:14 të mëngjesit, duke i kërkuar që të mos panikosej. Por ai vdiq kur kulla u shemb në orën 9:59 të mëngjesit Diçka që Camaj kishte thënë në një libër për fëmijë për punën e tij, shërbeu si fjalët e tij të fundit: “Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”.

Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u cilësua si shenjti mbrojtës i pastruesve të dritareve.

Në një imazh nga arkivi i New York Times, shihet Roko Camaj një kamzhik në dorën e tij të djathtë, një sfungjer në të majtën. Era po i ngatërrohet flokët. Maja jugore e Manhatanit shtrihet poshtë tij./ Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com

Si do përkujtohet 11 Shtatori në kushte pandemie

Qyteti i Nju Jorkut do të zhvillojë ceremoninë vjetore të përkujtimit të gati 3,000 personave, që kanë vdekur si pasojë e sulmit më të madh terrorist në historinë amerikane, përmes një minuti heshtjeje në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës kanë sulmuar me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ndërkohë që krimi po rritet, dyqanet dhe apartamentet po zbrazen dhe njerëzit e pastrehë shihen rrugëve, Nju Jorku të premten do të shënojë 19-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ndërkohë që përballet me pandeminë me koronavirus dhe me mospajtime me Shtëpinë e Bardhë.

Në vend të mbajtjes së fjalimeve për të vdekurit, familjet e viktimave kanë incizuar veten paraprakisht. Thirrjet e tyre do të prezantohen në “nivelin zero” të memorialit.

Muzeu që nderon viktimat do të hapet për herë të parë prej kur koronavirusi ka bllokuar qytetin në muajin mars.

Pothuajse dy dekada pas sulmeve, 11 shtatori vazhdon të mbetet sinonim i heroizmit dhe qëndrueshmërisë së Nju Jorkut.

Liderët e qytetit kanë vënë në pah këtë të fundit edhe në muajt e kaluar, pasi shkalla e infektimit me koronavirus – që ka lënë të vdekur 23,000 persona në këtë qytet, njëherësh epiqendrën e hershme të këtij virusi në Shtetet e Bashkuara – është ulur në gati nën 1 për qind.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë të martën se qëndrueshmëria e banorëve të Nju Jorkut pritet të testohet sërish nga efektet sociale dhe ekonomike të pandemisë me koronavirus.

Zyra bosh deri më 2021?

Gale Brewer, presidente e rrethit të Mentahtën, ka thënë se ishulli i njohur për energjinë e tij, tani përballet me një varg problemesh.

Disa prej tyre janë drejtpërdrejt të lidhura me pandeminë: pothuajse të gjithë punëtorët me këmisha të bardha, sikurse punëtorët e bankave, tregtarët dhe punëtorët e sigurimeve shëndetësore, kanë punuar nga shtëpitë prej muajit mars. Kjo gjë ka ndikuar në zbrazje të Mentahtënit, duke lënë mijëra dyqane dhe restorante të vogla pa konsumatorë.

Boris Tulchinskiy, inxhiner, 26-vjeçar, ka thënë se i mungon Manhatan, mirëpo beson se “do të vazhdojë të punojë nga shtëpia”, në Nju Xhersi, deri në korrik të vitit 2021.

Nëse më shumë se 60 milionë turistë, që kanë vizituar Nju Jorkun çdo vit, kanë ikur, njëjtë ka ndodhur edhe me vetë banorët e Nju Jorkut, mijëra prej të cilëve kanë lënë qytetin.

Të paktën 35,000 persona janë larguar nga Manhatan, bazuar në kërkesat për votim përmes postës në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor, ka thënë Brewer.

Shumë biznese tani janë mbyllur: në mes të vitit 2017 deri më 2020, numri i hapësirave të lira komerciale pothuajse është dyfishuar, mbi 78 për qind, ka thënë ajo.

Personat e pastrehë tani janë më të dukshëm për shkak të mbylljes së shumë strehimoreve për shkaqe shëndetësore, dhe transferimit të gati 31,000 personave në hotele të zbrazëta të Manhatanit.

Rritja e dhunës në familje dhe e të shtënave me armë zjarri – mbi 47 për qind dhe 166 për qind në muajin gusht, në krahasim me vitin paraprak – është një prej aspekte kyçe të krizës me të cilën po përballet ky qytet.

E përditshmja amerikane, New York Times ka raportuar që edhe pse shifrat e dhunës janë shumë më të vogla sesa ato të viteve 1970/80, Nju Jorku, që dikur është krenuar se është një prej qyteteve më të sigurta, tani është kthyer në nivelet e vitit 2012 sa i përket krimit.

Trump synon “të vrasë Nju Jorkun”

“Nuk mund t’ju tregoj se sa telefonata pranoj nga njerëzit, sidomos për qytetin e Nju Jorkut, të cilët janë tejet të shqetësuar për degradimin e këtij qyteti”, ka thënë guvernatori Cuomo, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Edhe pse ky qytet tregon shenja të ringjalljes – që përfshijnë hapjen e muzeve në fund të muajit gusht, dhe hapjen e restoranteve në ambiente të jashtme –normalizimi i plotë mund të marrë tre vjet, ka thënë Brewer, duke cituar shifrat e agjentëve të shitjes.

Në të njëjtën kohë, dhe më pak se dy muaj nga gara zyrtare për president të SHBA-së, kriza është kthyer në fokus të mospajtimeve me presidentin republikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, që ka lindur në Nju Jork, dhe ka bërë emër me kompanitë e tij atje, insiston se rritja e krimit në bastionin e demokratëve ka të bëjë me mungesën e kompetencës së liderëve në këtë vend.

Të martën ai ka akuzuar sërish kryetarin dhe guvernatorin e këtij shteti për “shkatërrim” të qytetit.

Zyrtarët e Nju Jorkut në anën tjetër janë kritikuar Trumpin që ka refuzuar të miratojë dhënien e fondeve federale për t’i ndihmuar qytetit në ditët më të rënda.

“Trump është duke tentuar ta vrasë qytetin e Nju Jorkut. Është personale. Mendoj se është psikologjike”, ka thënë Cuomo.

“Ai po tenton të vrasë qytetin e Nju Jorkut”. / REL/ KultPlus.com

11 shtator 2001: Misteri i një fotoje të një dite tragjike

Data 11 Shtator është futur në historinë njerëzore si një ditë tragjike.

Më shumë se 3 mijë njerëz humbën jetën nga sulmet mbi dy kullat binjake në Nju Jork, në një sulm që u konsiderua si terrorist, pas së cilës pasoi ndërhyrja amerikane në Irak dhe Afganistan.

E gjitha çfarë ndodhi atë ditë u fiksua në shumë pamje e foto. Por njëra prej tyre bën diferencën: ajo e një njeriu me gjasë është vetëhedhur e po bie në një vdekje të sigurt, nga lartësia e njërës prej kullave.

Ishte një ditë në të cilën mijëra njerëz humbën jetën, ditë e cila ndryshoi rrjedhën e historisë botërore dhe vdekja e një njeriu mund të duket e parëndësishme.

Ndaj, fotoja e rënies së tij së shpejti do shkonte drejt harresës, kryesisht dhe për shkak të presionit publik.

Çdo media që e postoi atë pamje u godit menjëherë nga kritikat.

Identiteti i një personi, vdekja e të cilit u përjetësua nga lentja e fotografit të Associated Press, nuk u konfirmua asnjëherë.

Supozohet se pothuajse 200 njerëz u vetëhodhën duke shkuar drejt një vdekjeje të sigurt, duke konvertuar mënyrën e ikjes nga kjo botë, pra shmangur djegien dhe zgjedhur hedhjen.

Më pas, mijëra trupa u gjetën nën ton çeliku dhe betoni, gjë që e komplikonte më tej identifikimin e viktimave.

Në dy hetime të ndryshme, padi dy versione të ndryshme të identitetit të personit në foto.

Së pari, ishte gazetari kanadez Peter Chaney që arriti në përfundimin se njeriu në foto ishte Norberto Hernandez, një kuzhinier i Windows-it, restorantit të famshëm që ndodhej në majë të kullës veriore.

Edhe disa anëtarë të familjes Hernandez ishin të bindur se bëhej fjalë për Norberton. Por pas një rishikim më të hollësishëm të fotografive të tjera, u arriti në përfundimin se njeriu “në fluturim” nuk kishte Norbertoja.

Në një hetim tjetër nga revista Esquire, gazetari Tom Junod arriti në përfundimin se mund të bëhej fjalë për 43-vjeçarin Jonathan Briley. Edhe ai ishte pjesë e stafit të Windows-it që punonte aty si teknik.. Ekzistoi një teori se, nëse ishte me të vërtetë Briley, ai aksidentalisht ra nga restoranti dhe nuk u vetëhodh.

Kreu i rrjetit Windows-it në botë, Michael Lomonaco, tha se ekzistonte një mundësi që vërtetë mund të ishte Briley. Edhe motra e tij, Gwendolyn, gjithashtu mendoi se në foito ishte Jonathan. “Kur e pashë për herë të parë foton dhe dallova aty një njeri të gjatë, thashë me vete: ‘sikur të mos e njihja mirë do mendoja se është Jonathan’”, tha Gwendolyn në vitin 2003.

Por dhe ky version ra. Identiteti i personit në foto kurrë nuk ndoshta nuk do të përcaktohet me siguri, por do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i spikatur i pafuqisë njerëzore përballë terrorizmit të marrë./ KultPlus.com

11 shtatori, ngjarja që tronditi botën (FOTO)

Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 17-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona, transmeton Klan Kosova.

Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Mijëra vetë, mes të cilëve të afërm të viktimave të sulmeve të “11 shtatorit”, të mbijetuar, punonjës shpëtimi dhe të tjerë, priten të mblidhen në zonën e ish-Qendrës Tregtare Botërore për të kujtuar sulmin më vdekjeprurës terrorist të ndodhur në tokën amerikane.