Makina e humbur në poker nga ylli i rokut Hallyday shitet për 132 mijë euro

Një makinë klasike në pronësi të yllit të ndjerë të rokut francez Johnny Hallyday para se ta humbiste në poker është shitur për 132,000 euro.

Panther De Ville iu dha atij në vitin 1975 nga bashkëshortja e tij e atëhershme, këngëtarja Sylvie Vartan, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Shtëpia franceze e ankandeve Osenat i tha BBC-së se automjeti ishte blerë nga një francez për “një projekt specifik, të cilin ai do ta diskutojë së shpejti”, dhe blerësi duhej të paguante një çmim shtesë prej 26,400 €.

Hallyday humbi makinën ndërsa luante poker me një mik në 1977.

Getty Images Një foto bardh e zi e bërë në Paris, 1975 e Johnny Hallyday duke buzëqeshur ndërsa kishte veshur një kostum të zi me papion dhe lule në jakë xhakete shoqëronte gruan e tij Sylvie Tartan e cila ka flokë bjonde dhe po ashtu është e buzëqeshur.