15 tetori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë shënohet si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë, shkruan KultPlus.
Siç përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), aktiviteti fizik është “çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt skeletorë që kërkon shpenzim energjie”.
Është një nga stimujt funksionalë themelorë të organizmit, i cili, nëse aplikohet rregullisht, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh kronike, kryesisht kardiovaskulare, disa llojeve të kancerit, diabetit jo të varur nga insulina dhe osteoporozës.
Aktiviteti fizik i rregullt stimulon metabolizmin e glukozës, zvogëlon yndyrën e trupit, përmirëson rregullimin e peshës trupore, ul presionin e gjakut, si dhe redukton humbjen e masës kockore.
Aktiviteti fizik ndihmon në uljen e stresit dhe përmirëson cilësinë e gjumit, i cili është një pjesë e rëndësishme e shëndetit të mirë dhe cilësisë së jetës në përgjithësi (1-4).
Organizata jo-qeveritare, Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën, ka thënë se ndonëse Kosova përballet me probleme të mëdha të ndotjes së mjedisit, ka hapësira të mjaftueshme për ta festuar këtë ditë, hapësira këto të cilat me një kujdes të shtruar, kundër ndotjes, do t’i ofronin qytetarëve portën drejt një shëndeti më të mirë. /KultPlus.com